LAJMI I FUNDIT:

Mbi 300 mijë aplikime për tërheqjen e 10 përqindëshit, Demi tregon se kur fillon ekzekutimi i pagesave

Mbi 300 mijë aplikime për tërheqjen e 10 përqindëshit, Demi tregon se kur fillon ekzekutimi i pagesave

Është duke vazhduar aplikimi për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve pensionale në Trust, ndërsa deri tani kanë aplikuar më shumë se treqind e tridhjetë mijë qytetarë.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, Jeton Demi.

“Deri më tani janë më shumë se treqind e tridhjetë mijë aplikues, pra në katër ditët e para. Jemi duke punuar që të ju ofrojmë kushte për aplikim të gjithëve, sepse fluksi vazhdon të jetë i lartë. Më shumë se 28 mijë aplikime në ditë. Ditëve në vijim do të kemi njoftim për çështjen e pagesës”, u shpreh ai.


Demi tha se nëse çdo gjë shkon mirë, atëherë do të fillojnë me ekzekutimin e pagesave brenda dy javësh.

“Është çështje javësh, nëse çdo gjë shkon mirë do të ekzekutohen brenda dy javësh”, deklaroi ai.

Aplikimi për tërheqjen e 10 përqindëshit ka filluar më 11 dhjetor, ndërsa do të jetë i hapur katër muaj deri më 6 prill 2021.

Në bazë të Ligjit për rimëkëmbje ekonomike, qytetarët do të kenë mundësi që të tërheqin vetëm 10 për qind të shumës së siguruar për kursime pensionale, që kanë fituar gjatë kohës sa kanë punuar, por edhe në bazë të vlerës së pagës që marrin.

Të gjithë të punësuarit në Kosovë paguajnë 10 për qind kontribute pensionale nga paga e tyre: pesë për qind të shumës së përgjithshme të pagës e paguan punëdhënësi nga buxheti i tij, kurse pesë për qind paguhet nga paga e punëtorit.

Qytetarët mund të aplikojnë duke klikuar KËTU. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Kalo në kategori