Deri në tri orë po zgjasin pritjet e qytetarëve për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdar.

Kështu njoftohet sipas përditësimeve të fundit. Sa i përket situatës në pikat tjera, aty pritjet zgjasin më pak.


Tek Dheu i Bardhë, pritjet arrijnë deri në 40 minuta.

Kurse në Jarinje dhe Mutivodë pritjet janë deri në 15 minuta.

Sa i përket pikave të tjera, sipas të dhënave aty pritjet nuk zgjasin më shumë se 5 minuta.

Këto të dhëna, së fundi herë janë përditësuar në orën 23:24:06.