Në qendrën më të madhe të votimit në Mitrovicë, shkollën e mesme teknike "Arkitekt Sinani", deri para orës 11:00 kanë votuar vetëm 7 për qind e votuesve, ndërsa, pas orës 11:00 është shtuar fluksi i qytetarëve për të votuar.

Kështu ka bërë të ditur menaxheri i kësaj qendre votimi, Sami Rama.


Rama ka bërë të ditur se në këtë qendër votimi kanë të drejtë vote 12 mijë e 174, derisa para orës 11:00 kanë votuar 857 prej tyre.

"Në këtë qendër votimi kanë të drejtë vote 12 mijë e 174 qytetarë. Deri para orës 11:00 kanë votuar 857 qytetarë, 7 për qind e tyre", ka thënë ai.

Sipas tij, deri më tani çdo gjë ka shkuar në rregull dhe nuk ka pasur ndonje incident ose parregullësi.

"Çdo gjë ka shkuar në rregull deri më tani, materiali zgjedhor është vendosur në vendvotime me kohë. Fluksi i qytetarëve në mëngjes nuk ka qenë i madh, por pas orës 11:00 fluksi i qytetarëve ka filluar të rritet", ka theksuar drejtori i qendrës më të madhe të votimit në Mitrovicë, Sami Rama. /Telegrafi/