Një rast vdekjeje në rrethana të dyshimta është regjistruar më 6 janar në fshatin Joviq të Malishevës.

Një burrë është gjetur pa shenja jete dhe është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë.


Policia njofton se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Ndërkaq sipas mediave vendore raportohet se viktima është Q.K 49 vjeçar.

Hetimet për shkaqet e vdekjes janë duke u zhvilluar. /Telegrafi/