Dërgesat e kokainës cilësoheshin si “beton”: Kështu përgjoheshin dilerët, në Kosovë e në Shqipëri (Video)
Në qershor të vitit 2015, krerët shqiptarë të grupit të trafikut të drogës, Jurgen Molla dhe Arif Çiço, janë takuar në Kosovë me turkun Abubekir Tuncedemir, i cili sipas marrëveshjes, duhet t’u shiste atyre një sasi heroinë.
Pas marrëveshjes në formën e garancisë, Molla dërgon në Prizren në fund të qershorit përmes njeriut të besuar të tij, Orges Myftaraj, shumën prej 230 mijë eurove. Brenda të njëjtës datë, Molla takon Arben Prendin, e sipas dyshimeve, i jep 8 mijë euro për të transportuar heroinën.
Nga përgjimet dyditore grupi i hetimit zbulon se droga mbahej e magazinuar në afërsi të Prishtinës.
Më pas, sipas raporteve të vëzhgimit, dy turq shfaqen teksa dorëzojnë me një valixhe drogën tek transportuesi Arben Prendi. Pak ore pas këtij operacioni të trafikantëve, policia arreston në flagrancë Prendin teksa kalon pikën e Morinës. Në kamion i gjenden 15 kilogramë heroinë.
Pas këtij aksioni, Jurgen Molla komunikon me bashkëpunëtorin e tij duke i thënë: “Vëlla, lëviz se i kanë kap, preja telefonat”.
Gjashtë muaj pas kësaj goditjeje, grupi aktivizohet sërish.
Turku Abubekir Tuncedemir dyshohet se kishte trafikuar 15 kilogramë heroinë nga Turqia në Selanik dhe ndërmjetëson me Jurgen Mollën për të transportuar më tej drogën. Përmes telefonit, Jurgen Molla bie dakord të blejë 5 kg heroinë.
Transkriptet tregojnë bisedën mes Mollës dhe Shyqyri Kotorrit, i cili dyshohet se përfaqëson grupin në Greqi.Kur flasin në telefon, droga identifikohet si beton. Por, sërish DEA dhe Policia greke ndërhyn dhe godasin dy korrierët turq, ndërsa 10 muaj më pas arrestohen edhe 10 pjesëtarë të tjerë të grupit në Greqi.
E njëjta skemë me përgjime dhe vëzhgime është ndjekur nga autoritetet e drejtësisë edhe për episodin e tretë të trafikimit të drogës nga ky grup. /Top Channel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze