LAJMI I FUNDIT:

Derbi Prishtina – Llapi me gjashtë gjyqtarë, klubet arrijnë marrëveshje për gjyqtarin

Derbi Prishtina – Llapi me gjashtë gjyqtarë, klubet arrijnë marrëveshje për gjyqtarin
Foto: FC Prishtina/Facebook

Të shtunën luhet derbi i xhiros 31 në Ipko Superligën e Kosovës ndërmjet Prishtinës dhe Llapit që mund të përcaktojë fatin e skuadrave për titull.

Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” ka rëndësi të madhe pasi mund të përcaktojë fatin e skuadrave në garën për titull.

Ndërkohë, si asnjëherë më parë kjo sfidë do të gjykohet nga gjashtë gjyqtarë duke përfshirë edhe ata pas portave, raporton Gazetasheshi.com.


Orari i plotë i xhiros së 31 të Ipko Superligës së Kosovës: Përpos Prishtina - Llapi, zhvillohen edhe pesë ndeshje interesante
Lexo po ashtu Orari i plotë i xhiros së 31 të Ipko Superligës së Kosovës: Përpos Prishtina - Llapi, zhvillohen edhe pesë ndeshje interesante

Me marrëveshje të dy klubeve, sfidën pritet ta gjykojë gjyqtari më i mirë në vend, Genc Nuza.

Gjyqtari Genc Nuza pritet ta gjykojë derbin Prishtina-Llapi

Ditë më parë drejtuesit e Llapit ishin deklaruar se do të kërkojnë gjyqtarë nga Serie A italiane, por më pas të dy klubet janë pajtuar për Nuzën që tashmë ka histori edhe në ndeshjet ndërkombëtare.

Gjithsesi, mbetet për t’u zyrtarizuar gjithçka nga FFK që sot (e enjte) pritet të dalë me delegimin zyrtar të gjyqtarëve.

Prishtina publikon statistikat, Llapi pa asnjë pikë dhe vetëm për 'turizëm' në kryeqytet
Lexo po ashtu Prishtina publikon statistikat, Llapi pa asnjë pikë dhe vetëm për 'turizëm' në kryeqytet

Në trend Sport

Më shumë
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Ndërkombëtare
Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Premier League
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Gaboi rëndë në Klinë, gjyqtari Mervan Bejtullahu kërkon falje publike

Gaboi rëndë në Klinë, gjyqtari Mervan Bejtullahu kërkon falje publike

Superliga
Kalo në kategori