LAJMI I FUNDIT:

DERA PA DRY

DERA PA DRY
Robert Lee Frost (1874–1963)

Poezi nga: Robert Frost
Përktheu: Kujtim Morina

Kaluan shumë vite
Më në fund një trokitje
U kujtova për derën
Që nuk kishte dry.

Fika dritën
Eca n’majë t’gishtave
Ngrita të dyja duart
Drejt derës me lutje


Por trokitja u dëgjua përsëri
Dritarja ishte e hapur
U ngjita në parvaz
Dhe zbrita duke u kapur.

Prapa pas parvazit
Thirra një “Hyr”
Kujtdo që pas trokitjes
Kishte qenë duke pritur

Kështu me një trokitje
E braktisa kafazin
Për t’iu fshehur botës
Që të mos përballem.