LAJMI I FUNDIT:

Deputetja Kurti: Pas linçimeve në Kosovë, Dejona Mihali pjesë e ballinës në gazetën kryesore të Beogradit

Deputetja Kurti: Pas linçimeve në Kosovë, Dejona Mihali pjesë e ballinës në gazetën kryesore të Beogradit

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, ka publikuar të martën në llogarinë e saj në Facebook ballinën e gazetës serbe “Politika.rs”, në të cilën një artikull i veçantë i është kushtuar Koordinatores së Komiteteve në këtë parti, Dejona Mihali.

“Dora e hekurt për spastrim dhe goditje mbi serbët në Kosovë e Metohi”, është titulli i artikullit, ndërsa deputetja Kurti ka thënë se Mihali është pjesë e vazhdueshme e sulmeve, linçimeve e etiketimeve të pabaza edhe nga mediat e opozita në Kosovë.

“Pas shumë sulmeve, linçimeve, etiketimeve të pabaza nga disa media e opozita në Kosovë, tani Dejona Mihali pjesë e ballinës edhe në gazetën kryesore të Beogradit me titullin ‘Dora e hekurt për spastrim dhe goditje mbi serbët në Kosovë e Metohi’. Follow up-i i lajmeve nga Prishtina në Beograd dhe anasjelltas nuk mungon”, ka shkruar deputetja e pozitës në Facebook.


Ajo tutje ka pyetur se a është intervistuar dikush në Prokurori “për këtë nxitje të urrejtjes ndaj zyrtares së Lëvizjes Vetëvendosje?”.

“Normalisht që jo”, ka thënë Kurti./Telegrafi/