LAJMI I FUNDIT:

Deputetja Kearns e quan lëvizje të rëndësishme vendimin e Britanisë për dërgimin e trupave shtesë në Kosovë

Deputetja Kearns e quan lëvizje të rëndësishme vendimin e Britanisë për dërgimin e trupave shtesë në Kosovë

Për shkak të situatës aktuale në Kosovë, Brtiania ka transferuar komandën e Batalionit të Parë të Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit – një forcë rezervë për Forcën e NATO-s në Kosovë (KFOR).

Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, e ka përshëndetur vendimin duke thënë se është lëvizje mjaftë me rëndësi, në mënyrë që të mund të ofrojë mbështetje nëse kërkohet nevoja.

“Lëvizje e rëndësishme drejt parandalimit në Ballkan. Grant Shapps, Sekretari i ri i Mbrojtjes në Britani të Madhe konfirmon dislokimin e të gjithë Batalionit të Parë të Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit në Kosovë nën komandën e NATO/KFOR-it. Mosndëshkimi ngjall përbuzje për sundimin e ligjit dhe rendit: frenoni, mbroni dhe mbani përgjegjësi”, tha Kearns në një postim në rrjetin social “X”.


Britania dërgon trupa shtesë në Kosovë - njofton ministria britanike e Mbrojtjes
Lexo po ashtu Britania dërgon trupa shtesë në Kosovë - njofton ministria britanike e Mbrojtjes

Regjimenti Mbretëror i Princeshës së Uellsit, i njohur gjithashtu si Tigrat, është një regjiment fleksibël dhe luftarak.

Si regjiment këmbësorie, është i trajnuar në luftime të afërta me zbritje ose luftime në këmbë (1 PWRR), këmbësoria e specializuar e trajnuar për të operuar në ekipe të vogla në të gjithë botën (2 PWRR) dhe jemi në ballë të Rezervës së Ushtrisë të pajisur me shumë pajisjet më të fundit (3 dhe 4 PWRR).

“Ne ofrojmë përsosmëri në operacione komplekse dhe të vështira. Ne jemi me shikim përpara, por jemi jashtëzakonisht krenarë për regjimentet tona të paraardhësve, shpirti luftarak, vlerat dhe traditat e të cilëve lulëzojnë në Regjimentin e sotëm”, thuhet në njoftimin e armymod, për këtë regjiment./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori