LAJMI I FUNDIT:

Deputetja e VV-së, deputetëve: Ta themi njëzëri që Zajednica nuk kalon

Deputetja e VV-së, deputetëve: Ta themi njëzëri që Zajednica nuk kalon

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu, në seancën e Kuvendit të enjten u ka bërë thirrje deputetëve që të pozicionohen kundër themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Ajo ka thënë se insistimi i Serbisë për themelimin e Asociacionit është tendencë për destabilizimin e situatës në Kosovë.

“Serbia e cila asnjëherë nuk i ka shuar pretendimet e saj territoriale të Kosovës, e frymëzuar nga Putini disa herë është munduar që të cenojë sigurinë dhe integritetin e Kosovës përgjatë këtij një viti. Insistimi i Serbisë për themelimin e Asociacionit, bllokimi i procesit negociator dhe mospranimi për të dialoguar për planin franko-gjerman shpërfaqë hapur tendencën dhe dëshirën e tyre për destabizlimin e situatës në Kosovë”, ka deklaruar deputetja e mazhorancës.


“Serbia ka vazhduar me fushata të egra ndaj Kosovës edhe përmes ambasadorëve të saj. Jo më kot insistimi më i madh i Serbisë vazhdon të mbetet themelimi i Asociacionit. Në anën tjetër, insistimi më i madh i yni si qeveri dhe mazhorancë në Kuvend vazhdon të mbetet mosthemelimi i Asociacionit. Ky do të duhej të ishte sot insistim i të gjithëve neve sot pa dallim. Këmbëngulje e jona e përbashkët”.

Tutje, Kryeziu ka thënë se këtë deputetët ia kanë borxh atyre që janë flijuar duke e dhënë jetën për Kosovën.

“Kosova kërkon unitet dhe qëndrueshmëri. Vuçiqi po kërkon që të shtrijë ndikimin e tij në Kosovë. Merreni me mend se çka do të ndodhte në këtë vend me Zajednicën. Por, kjo nuk do të ndodh. Ne s’duhet ta lejojmë bosnjëzimin e Kosovës. Prandaj, ta themi hapur që gabimet e së kaluarës nuk do të përsëritën. Ta themi sot njëzëri që Zajednica nuk kalon”, ka përfunduar ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Drejtësi
Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Vdes Enver Duriqi, të cilit iu vra familja në masakrën e Podujevës

​Vdes Enver Duriqi, të cilit iu vra familja në masakrën e Podujevës

Lajme
Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

Lajme
Kalo në kategori