Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, paralajmëron se Qeveria e Kosovës nuk do ta dërgojë draft-statutin e propozuar nga BE-ja për asociacionin në Kushtetuese.
Ajo deklaron se themelimi i asociacionit, i ndarë nga Marrëveshja bazë e Brukselit dhe Aneksit të Ohrit, i arritur në vitin 2023, nuk siguron normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sipas saj, nevojitet nënshkrimi i marrëveshjes dhe qasje e barabartë nga BE që të ecë përpara dialogu.
Kryeziu-Hyseni, e cila është edhe kryetare e Komisionit parlamentar për punë të jashtme, thotë për KosovaPress se marrëveshja e Brukselit ka çështjen e rregullimit të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, por e njëjta ka një radhitje të sekuencimit që duhet ndjekur.
“Për ata që duan të shohin zgjidhjen dhe të ecin përpara me procesin e dialogut është zgjidhja. Zgjidhja është marrëveshja bazike e arritur në Bruksel dhe plani i veprimit në Ohër. Aty është zgjidhja e këtij ngërçi që kemi mbetur këta muajt e fundit, pikërisht për shkak të insistimit të Serbisë që të shtyjë përpara vetëm çështjen e asociacionit. Kjo del përtej asaj që përcakton marrëveshja bazike… Asociacioni nuk dërgon drejt normalizimit të raporteve mes dy vendeve. T
ë njëjtën kohë nuk është element për të cilin ne nuk duhet të humbasim as kohë dhe as energji dhe të diskutojmë për një çështje që në këtë rast i konvenon vetëm njërit shtet…Ne tashmë e dimë se në kuadër të marrëveshjes bazike kemi çështjen e vetëmenaxhimit, por marrëveshja bazike ka një radhitje të gjërave të cilat ne duhet t’i ndjekim. Thjesht, nuk mund të lëvizim prej të parës tek e dhjeta vetëm pse kështu po i konvenon njërit shtet”, thotë ai.
Sipas saj, Bashkimi Evropian ka humbur mjaftueshëm kohë duke toleruar Serbinë edhe pas shkeljeve të njëpasnjëshme të marrëveshjes.
“Është një marrëveshje bazike që është arritur ndërmjet dy shteteve, fatkeqësisht sot s’po pranon as ta nënshkruajë Serbia. Mendoj se Bashkimi Evropian ka humbur kohë mjaftueshëm duke zvarritur krejt këtë proces dhe duke lënë Serbinë të veprojë lirë jashtë asaj çka përcakton marrëveshja bazike. Madje asnjëherë s’ka pasur as presion ndaj tyre që të ulen dhe nënshkruajnë marrëveshjen bazike dhe t’i përmbahen asaj. Njëjtë s’kanë marrë masa as kur ata kanë shkelur marrëveshjen bazike. Duhet të bëhen këto sqarime para se të kërkohet ose t’i ushtrohet presion Kosovës për Asociacionin”, tha ajo.
Megjithatë, Kryeziu-Hyseni adreson kritika ndaj Bashkimit Evropian dhe emisarit Miroslav Lajçak për qasje të pabarabartë në dialog, ndërsa shprehet optimiste se një qasje e tillë do të ndryshojë pas konstituimit të Komisionit të ri Evropian.
“Besoj se kjo ka ndodhur në masë të madhe për shkak të qasjes jo të barabartë që është treguar në vazhdimësi në dialog. Besoj se tani kur figurat aktuale do të zëvendësohen me emrat e rinj që pritet të marrin detyrat e Përfaqësuesit të Politikës së Jashtme dhe ndërmjetësit të dialogut dhe të tjerëve brenda institucioneve në BE, të paktën do të ndryshojnë këtë qasje de-konstruktive në progresin e dialogut dhe të trajtojnë palët barabartë. Po ashtu, do të bëjnë përpjekje të kthehet fokusi te marrëveshja bazike”, tha deputetja e mazhorancës.
Krahas këtyre, ajo e sheh të domosdoshme heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës nga udhëheqja e re e Komisionit Evropian.
“Pres që kjo strukturë e re të ketë ndryshime në shumë aspekte. Uroj që të njëjtin ta bëjnë edhe sa i përket heqjes së masave që i janë vënë padrejtësisht Kosovës. Tashmë kemi pasur thirrje prej vendeve të ndryshme brenda BE-së që kanë kërkuar që kjo të bëhej kohë më parë. Nuk është bërë fatkeqësisht, por besoj se do të ekzistojë vullneti që kjo të bëhet qëkur kur (Kaja) Kallas të merr udhëheqjen e Politikës së Jashtme të BE-së dhe e njëjta të rishqyrtojë këtë me vendet anëtare të BE-së”, përfundon Kryeziu-Hyseni.
Asociacioni u riaktualizua më 29 tetor kur Albin Kurti tha se si kryeministër i një republike demokratike nuk mund të formojë asociacionin e komunave, i cili është ndër kërkesat kryesore ndaj Kosovës sipas një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë./KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Thaçi nuk merr pjesë në seancë për arsye shëndetësore, Selimi shfaqet me kollare me motive shtetërore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame