LAJMI I FUNDIT:

Deputetja Bogujevci polemizon me kryeministrin Hoti për çështjen e të pagjeturve

Deputetja Bogujevci polemizon me kryeministrin Hoti për çështjen e të pagjeturve

Çështja e personave të pagjetur tash e më shumë se 20 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, ka përplasur deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci dhe kryeministrin Avdullah Hoti në seancën plenare të Kuvendit.

Deputetja Bogujevci tha se Kosova nuk mund të barazohet me Serbinë sa i përket çështjes së personave të pagjetur apo çfarëdo teme tjetër që ka të bëjë me krime lufte në Kosovë.


Ajo tha se nëse vazhdohet në të njëjtën formë sipas zotimeve në Uashington, është e turpshme dhe e papranueshme për Qeverinë Hoti të vazhdojë në këtë mënyrë.

“Nuk mundet në asnjë moment Kosova të barazohet me Serbinë te çështja e të pagjeturve apo çfarëdo teme tjetër që ka të bëjë me krime të luftës në Kosovë. Nuk mundesh ti të kesh zotime në Uashington, përveç këtij aspektit të barazisë së çështjes së të pagjeturve me të zhvendosurit, po edhe në fjalinë e parë ku thuhet të dyja palët zotohen t’i fuqizojnë përpjekjet e tyre për lokalizimin dhe identifikimin e mbetjeve të personave të zhdukur është gabim. Ti duhesh të kërkosh prej Serbisë që t’i jep informatat e varrezave masive. Përveç tjerash, nuk mjafton vetëm kjo, Është çështja tjetër e së drejtës për ta ditur, do të thotë shkon përtej pjesës ku jepen informata dhe gjenden trupat. Ky është proces i gjatë në vete dhe nuk mund të thuash se dialogu do të përfundojë në momentin që përfundon çështja e të pagjeturve. Bëhu gati zotëri se ki punë në këtë drejtim, nuk mjafton vetëm të shkohet për muhabet…Serbia duhet të kushtëzohet jo të ketë zotime apo marrëveshje në linja të përbashkëta”, tha ajo.

E kryeministri Hoti tha se në raportimin e parë që ka pasur në Kuvend për të pagjeturit, ka prezantuar në detaje qasjen e qeverisë për zbardhjen e fatit të tyre.

“Unë mundohem t’ju kuptoj, por besoni se nuk keni të drejtë! Tash edhe nuk po doni të dëgjoni realisht. Në raportimin e parë në këtë Kuvend për çështjen e të pagjeturve, e kemi prezantuar në detaje qasjen tonë në këtë temë. E para që është në bazë të konventave ndërkombëtare ofrimi i plotë i të gjitha informatave në dispozicion për personat e pagjetur. E dyta, me sjellë drejtësinë edhe e treta kujdes i nevojshëm për familjet e prekura. Këto janë konventa ndërkombëtare që jam i sigurt që ti i di më mirë se unë. Sa orë kaloj unë me komisionin qeveritar për persona të pagjetur, çfarë ndjenja kam pasur kur kam hyrë në Institutin e Mjekësisë ligjore duke i parë mbetjet mortore, por nuk dal para mediave t’i them. Punoj natë e ditë derisa ta përmbyll këtë çështje shumë të ndjeshme, andaj ju kisha lutur që të mos e përdorni për të më sharë mua”, tha Hoti, raporton KP.

Deputetja Bogujevci ka reaguar ndaj deklarimeve të kryeministrit Hoti, duke thënë se duhet të ketë një dokument të qartë për adresimin e kësaj çështjeje të ndjeshme në bisedimet me Serbinë.

“Sinqerisht, nuk po mund të besoj që të dëgjova çka the deri tash. Unë jam në këtë parlament si rezultat i gjërave që kemi kaluar në vend dhe e kuptoj procesin shumë mirë, pasi kam kaluar nëpër procese prej kur kam qenë fëmijë dhe e di për çka po flas. Për atë po them se nuk mjafton vetëm me dhënë fjalë, nëse më të vërtetë po thua që është planifikuar në atë formë, pse nuk kemi asnjë dokument, pse nuk erdhe në komision kur të ftuam për të prurë dokument në mënyrën qysh është e planifikuar kjo për t’u adresuar në përballje me Serbinë”, tha ajo.

Kryeministri Hoti ripërsëriti se nuk do të ketë marrëveshje përfundimtare pa u adresuar edhe çështja e të pagjeturve.

“Çka do që them, ndoshta nuk është e mjaftueshme dhe mundohem ta kuptoj këtë, por a është e mjaftueshme me ju thënë përpara se nuk ka marrëveshje përfundimtare dhe as njohja reciproke nuk mbërrihet pa u adresuar çështja e të pagjeturve në mënyrën qysh duhet adresuar sipas parimeve që ti i përmende. Një grup i tërë e mbështesin Komisionin qeveritar për persona të pagjetur”, tha Hoti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

Lajme
Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut

Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Kalo në kategori