LAJMI I FUNDIT:

Deputetja Bajrami demanton ministrin Murati: Faturat e energjisë i subvencionoi BE-ja

Deputetja Bajrami demanton ministrin Murati: Faturat e energjisë i subvencionoi BE-ja

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili tha se për 6 muaj me radhë, qeveria i ka mbështetur 61 mijë familje të cenueshme duke ua subvencionuar faturat e energjisë elektrike.

Bajrami, përmes një postimi në Facebook, deklaratën e Muratit e ka cilësuar si propagandë të ministrit që rritjen e varfërisë mundohet ta shesë si sukses


Ajo tha se 61 mijë familjet e subvencionuara për faturat e energjisë elektrike në gjashtë muajit e fundit janë bërë me fonde të BE-së, për familjet pa të ardhura ose me të ardhura të ulëta.

“Pra Bashkimi Evropian është institucioni që duhet të falënderohet për këtë ndihmë e Qeveria Kurti me ministër Muratin duhet të mbahet përgjegjëse që përkundër faktit që erdhën në pushtet duke premtuar lirim të çmimit të energjisë elektrike e rritën atë deri në papërballushmëri për 61 mijë familje në Kosovë”, ka shkruar Bajrami, transmeton Telegrafi.

Murati: Kemi mbështetur mbi 61 mijë familje të cenueshme duke ua subvencionuar faturat e energjisë elektrike, mbështetja vazhdon sërish gjatë dimrit
Lexo po ashtu Murati: Kemi mbështetur mbi 61 mijë familje të cenueshme duke ua subvencionuar faturat e energjisë elektrike, mbështetja vazhdon sërish gjatë dimrit

Tutje, ajo e kritikoi qeverinë duke thënë se falë politikave dhe sipas saj, mospunës së Qeverisë Kurti, sot 61 mijë familje apo rreth 250 mijë banorë jetojnë në varfëri ekstremi “dhe ministri i financave mundohet që këtë ta shes si lavd”.

“Propaganda nuk kalon!”, ka shkruar Bajrami. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Personalizo ekipin apo lojtarin e preferuar në tepihët e ZiuuRugs - Shfrytëzo zbritjen e momentit për EURO 2024

Personalizo ekipin apo lojtarin e preferuar në tepihët e ZiuuRugs - Shfrytëzo zbritjen e momentit për EURO 2024

ZiuuRugs
Kënaqu çdo vikend në Vitaland!

Kënaqu çdo vikend në Vitaland!

Vitaland
Shpejt dhe shijshëm - Pashteta Perfetta për mesvakte energjike!

Shpejt dhe shijshëm - Pashteta Perfetta për mesvakte energjike!

Perfetta Pashteta
Lajm i mirë për mërgimtarët nga Zvicra dhe Gjermania që planifikojnë të vijnë në Kosovë

Lajm i mirë për mërgimtarët nga Zvicra dhe Gjermania që planifikojnë të vijnë në Kosovë

Eurokoha
Njoftim për shqiptarët e Gjermanisë dhe Zvicrës të cilët duan të udhëtojnë drejt Kosovës

Njoftim për shqiptarët e Gjermanisë dhe Zvicrës të cilët duan të udhëtojnë drejt Kosovës

AlbaSky
Një platformë që çdo prind duhet ta dijë: BrainHero.ai sjell botën e përrallave në shtëpinë tuaj!

Një platformë që çdo prind duhet ta dijë: BrainHero.ai sjell botën e përrallave në shtëpinë tuaj!

BrainHero.ai
Kalo në kategori