LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i PDK-së: Sulmi në Banjskë ishte skenar, Sveçla s’e ka qëllim zbardhjen e rastit

Deputeti i PDK-së: Sulmi në Banjskë ishte skenar, Sveçla s’e ka qëllim zbardhjen e rastit

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, përsëri ka deklaruar se sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit është skenar i përgatitur nga “ata që ulen në tavolinën e negocimit”.

Berisha në RTV Dukagjini tha se ministri Xhelal Sveçla, me akuzat që po i bën ndaj Prokurorisë, po dëshiron që rasti të mos zbardhet asnjëherë.

“Prokuroria nuk është lejuar të flasë, dhe tash që po mundohet ta akuzojë Prokurorinë, ky nuk e ka qëllim zbardhjen e kësaj situate, ajo situatë ka qenë skenar dhe skenaristët janë ata që ulen në tavolinën e negocimit… Fakti që nuk është leju që prokuroria të flasë, tregon që është një synim që prokuroria të anatemohet, përmes akuzave ka qëllim kapjen e prokurorisë… Ky nuk është dashtë të flasë fare nëse nuk e ka një raport përfundimtar”, tha ai.


Sveçla: Është koha e fundit që Prokuroria e Kosovës të fillojë me ngritjen e aktakuzave për rastin e  Banjskës
Lexo po ashtu Sveçla: Është koha e fundit që Prokuroria e Kosovës të fillojë me ngritjen e aktakuzave për rastin e  Banjskës

Berisha tha se raporti i MPJD-së për sulmin terrorist në Banjskë nuk jep përgjigje për pyetjet, që, sipas tij, janë të rëndësishme në zbardhjen e rastit.

“Një raport i MPJD-së vetëm e përshkruan në mënyrë pezhorative, por nuk jep përgjigje kush e lejoi gjithë atë armatim, dhe të hynë trupat. Edhe pse deputetja britanike paralajmëronte këtë se po bëhej nëpër manastire… Kush ia hapi kanalin për tërheqje pas disa orësh luftime”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Kalo në kategori