LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i PDK-së, Andin Hoti pozitiv në COVID-19

Deputeti i PDK-së, Andin Hoti pozitiv në COVID-19

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Andin Hoti ka rezultuar pozitiv në COVID-19.

Hoti në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se para dite ka filluar të ketë vështirësi në frymëmarrje, kollë dhe humbje të lehtë të shijes.

Ai përmes një statusi në Facebook ka treguar edhe për gjendjen e tij shëndetësore.


“Sapo u njoftova nga IKSHPK se kam rezultuar pozitiv për COVID-19. Shenjat e para kanë filluar para 3 dite: Vështirësi në frymëmarrje, kollë, humbje e lehtë e shijes.

Me rekomandim të institucioneve shëndetësore do të vet-izolohem deri në shërim të plotë.

I kërkoj falje secilit nga ju që kam pasur kontakt ditëve të fundit, e që si pasojë mund të rezultojë pozitiv në të ardhmen. I shpreh mirënjohje të pa rezervë mjekëve, infermierëve, e gjithë personelit shëndetësor për mundin që po e bëjnë në luftën kundër virusit”. /Telegrafi/