LAJMI I FUNDIT:

Deputeti opozitar “fyeu” presidentin Erdogan, shpërthejnë grushtet në parlamentin turk

Deputeti opozitar “fyeu” presidentin Erdogan, shpërthejnë grushtet në parlamentin turk

Një përleshje ka shpërthyer të mërkurën në parlamentin turk gjatë një fjalimi nga një ligjvënës i opozitës i cili më parë akuzoi presidentin Recep Tayip Erdogan për siç ka thënë “mosrespektim të ushtarëve turq që vdiqën në Siri”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, dhjetëra parlamentarë u bashkuan me përleshjen, duke mos munguar as përdorimi i grushteve, ndërsa të tjerët u përpoqën të ndalnin përleshjen.

Siç bëhet e ditur, ka qenë Engin Ozkoc, një ligjvënës nga Partia Popullore Republikane e opozitës (CHP), ai që kishte akuzuar presidentin në një konferencë shtypi dhe më vonë në një postim në Twitter, për “mosrespektim të ushtarëve që u vranë javën e kaluar në rajonin e Sirisë, Idlib”.


Ozkoc thuhet se akuzoi gjithashtu Erdoganin për “papërgjegjësi për dërgimin e trupave në një konflikt pa mbulimin nga ajri”.

Kryetari i parlamentit, Mustafa Sentop, dënoi deklaratën e ligjvënësit të opozitës ndërsa prokurorët e Ankarasë filluan një hetim “mbi një fyerje të dyshuar të presidentit”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Evropa
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Botë
Zelensky paralajmëron në përvjetorin e tretë të luftës: Rusia synon Evropën

Zelensky paralajmëron në përvjetorin e tretë të luftës: Rusia synon Evropën

Botë
Ndërron jetë Frank Wisner, diplomati amerikan që negocioi statusin e Kosovës si shtet sovran

Ndërron jetë Frank Wisner, diplomati amerikan që negocioi statusin e Kosovës si shtet sovran

Amerika
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Botë
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kalo në kategori