Deklarata e ushtruesit të detyrës së Kryetarit të OVL e UÇK-së, Faton Klinaku se “më parë e vras Albin Kurtin, sesa ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”, nxiti reagime të shumta në publik.
Së fundmi për këtë gjë ka reaguar edhe deputeti i LVV-së, Dimal Basha i cili ka thënë se kreu i organizatës së veteranëve, Faton Klinaku, ish-kryeministri Ramush Haradinaj dhe nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku po e krijojnë narrativën rdhe klimën që do ta arsyetonin atë akt të mundshëm.
“Ramushi e përsërit çdo ditë se Albin Kurti është njeri i Serbisë! Faton Klinaku thotë që është në gjendje me vra Albin Kurtin, nëse rasisht i vie puna me lëshu Kosovën! Sami Lushtaku thotë edhe mendoj si Klinaku, ma mirë me vra Albinin se me lëshu Kosovën! Pra çka po ndodh është se Fatoni me Saminë e Ramushin e plotë tjerë direkt nuk e vrasin Kryeministrin, por këta po ndërtojnë klimën për arsyetimin vrasjes së Kryeministrit, duke dërgu mesazh tek psikopatët se, ‘Albini ësdhtë tradhëtar dhe vrasja e tij justifikohet në një situatë të caktuar, bile është akt patriotik!’”, ka shkruar Basha.
Dhe sipas Bashës, kjo “dëshmohet” nga deklarata e Nuredin Gashit.
“Pra këta njerëz po krijojnë situatë për plotë Nuredina! Mendoni edhe plotë psikopat tjerë që mendojnë me lëshu Kosovën dhe janë përkrahës të Ramushit apo Sami Lushtakut. Pra i kanë model këta individ. Ata binden që Albini është tradhtar dhe gjithashtu binden se më mirë është me vra se me lëshu Kosovën, dhe në momentin që vendosin me lëshu Kosovën, atyre iu arsyetohet me vra Kryeministrin. Si mos ta vrasin kur në kokën e tyre njerëzit që këta i çmojnë dhe i kanë idol, po thonë se e kishin kryer t ‘njëjtin veprim sikur t‘ishin në vendin e tyre”, shkroi ai.
Deputeti thotë se krejt kjo çka po ndodh nuk është e rastësishme!
“Për bindjen time Albini është pengesa më e madhe që iu ka dal përpara sepse ua ka ndal taxhinë, dhe meqenëse vet nuk po arrijnë ta eliminojnë politikisht, po nxisin klimë urrejtje e dhune me shpresë që del ndonjë psikopat e ua eliminon Albinin fizikisht”, ka shkruar Basha.
Postimi i plotë:
Përcjelljne narrativën që po e krijojnë!
▪️Ramushi e përsërit çdo ditë se Albin Kurti është njeri i Serbisë!
▪️Faton Klinaku thotë që është në gjendje me vra Albin Kurtin, nëse rasisht i vie puna me lëshu Kosovën!
▪️Sami Lushtaku thotë edhe mendoj si Klinaku, ma mirë me vra Albinin se me lëshu Kosovën!
Pra çka po ndodh është se Fatoni me Saminë e Ramushin e plotë tjerë direkt nuk e vrasin Kryeministrin, por këta po ndërtojnë klimën për arsyetimin vrasjes së Kryeministrit, duke dërgu mesazh tek psikopatët se, ‘?????? ë???ë ?????ë??? ??? ?????? ? ??? ???????????? ?ë ??ë ??????ë ?ë ???????, ???? ë???ë ??? ?????????!’
Dhe kjo dëshmohet brenda ditës, ku na del një psikopat me emër Nuredin Gashi që inspirohet nga fatonat, lushtakët e ramushat dhe shkruan se, “ç?? ??ë?? ? ???? ?ë? ?ë ?ë???? ??ç ?ë? ????? ?????… ????? ?ë ?????? ??????ë? ????? ??? ë???ë ?????ë?? ???? ???????”.
Pra këta njerëz po krijojnë situtatë për plotë Nuredina! Mendoni edhe plotë psikopat tjerë që mendojnë me lëshu Kosovën dhe janë përkahës të Ramushit apo Sami Lushtakut. Pra i kanë model këta indidvid. Ata binden që Albini është tradhëtar dhe gjithashtu binden se më mirë êshtë me vra se me lëshu Kosovën, dhe në momentin që vendosin me lëshu Kosovën, atyre iu arsyetohet me vra Kryeministrin. Si mos ta vrasin kur në kokën e tyre njerëzit që kêta i çmojnë dhe i kanë idol, po thonë se e kishin kryer t’njejtin veprim sikur t’ishin në vendin e tyre.
Tash a mban përgjegjësi direkte Klinaku, Ramushi e Lushtaku? Ata thonë, ‘jo more ne kemi thanë se nuk e vrasim sepse kurrë se lëshojmë Kosovën.’
Por pyetja është, a e kanë arsyetu vrasjen e Kryeministrit për dikë që don me lëshu Kosovën?’ Absolutisht po, dhe bile e shohin si “akt patriotik” sepse Ramushi iu ka thënë se ‘Albini është njeri i Serbisë.’
Jam i bindur që krejt kjo çka po ndodh nuk është e rastësishme!
Pse kish me pyet dikush?
Sepse për bindjen time Albini është pengesa më e madhe që iu ka dal përpara sepse ua ka ndal taxhinë, dhe meqenëse vet nuk po arrijnë ta eliminojnë politikisht, po nxisin klimë urrejtje e dhune me shpresë që del ndonjë psikopat e ua eliminon Albinin fizikisht. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija
Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë
Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë
Arrestohet turku në Tiranë, kreu 1 milionë euro transaksione të "parave të krimit" nga karta e kreditit të një shqiptari
Kryeprokurorja belge: Raporte 'tronditëse' u zbuluan në përgjimet e SKY ECC për grupet kriminale shqiptare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri