LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i Listës “Guxo”: Hapja e vendit u bë në mënyrë të gabuar, kishte më pak se 10% vaksinime

Deputeti i Listës “Guxo”: Hapja e vendit u bë në mënyrë të gabuar, kishte më pak se 10% vaksinime

Deputeti i Grupit Parlamentar të LVV-së, Burim Karameta ka vazhduar me akuzat ndaj qeverisë në lidhje me menaxhimin e pandemisë.

Karameta në “Debat Plus” thotë se Qeveria ka mundur të menaxhojë më mirë pandeminë.


“Hapja e vendit duhet të bëhej në mënyrë më graduale. Nuk mundesh në mënyrë kaq të shpejtë të bëhet hapja e vendit kur më pak se 10% e popullsisë ka qenë e vaksinuar. Së pari është dashur të krijohet imuniteti i tufës dhe për një kohë më të shkurtër të bëhet vaksinimi i popullatës”, deklaroi Karameta.

Ai thotë se decentralizimi i vaksinave nuk është bërë në mënyrën e duhur.

“Nuk ka qenë ndjesi e mirë kur një mik i imi më tha se është dashur të pres 2 orë e gjysmë për të marrë vaksinën”.

Deputeti i Listës Guxo thotë se është dashur të ketë një bashkëpunim më të mirë mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe ekspertëve që gjenden në Kuvend dhe jashtë tij.

Karameta thotë se shpreson që me hyrjen në fuqi të masave të reja do të ketë një rënie të kurbës së infektimit dhe vdekjeve nga coronavirusi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori