LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i LDK-së thotë se Vetëvendosje edhe sot po tenton të bëjë koalicion me PDK-në

Deputeti i LDK-së thotë se Vetëvendosje edhe sot po tenton të bëjë koalicion me PDK-në

Deputeti i LDK-së, Shkëmb Manaj thotë se LDK nuk ka ndonjë koordinim me Presidentin për formimin e qeverisë së re.

Manaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin” në RTV Dukagjini thotë se LDK pret që pretendimet e saja të bërë me shkrim të merren parasysh nga Gjykata Kushtetuese dhe të vendos në favor të krijimit të një shumice parlamentare.


Ai thotë se LDK koalicionin me subjektet tjera e ka bërë para se Lëvizja Vetëvendosje ta dërgojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

“LDK dhe partnerët janë të gatshëm që nëse Kushtetuesja vendos që dekreti është në pajtim me Kushtetutën, t’i themelojnë institucionet pa ndonjë vonesë”.

Deputeti i LDK-së thotë se kjo parti nuk pa pasur ndonjë pakt me Presidentin as për mandatarin e as për rrëzimin e qeverisë.

“Lëvizja Vetëvendosje e dinë se koalicioni është rrëzuar për shkak të prishjeve të raporteve me Amerikën dhe shkarkimin e Ministrit të Brendshëm pa asnjë konsultim me LDK-në”.

Manaj thotë se pas rrëzimit të qeverisë Glauk Konjufca i harroi sulmet ndaj PDK-së dhe tha se kjo parti është më konstruktive se LDK.

“Këto deklarata nuk janë bërë pa qëllim pasi këta asnjë deklaratë nuk bëjnë asnjë deklaratë pa koordinim me Albin Kurtin. Këtë e kanë bërë pasi gjatë kësaj periudhe kanë tentuar të bëjnë koalicion me PDK-në dhe sot e kësaj dite tentojnë të bëjnë koalicion”, deklaroi ndër të tjera Shkëmb Manaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori