LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i LDK-së e quan Thaçin monark të Kosovës

Deputeti i LDK-së e quan Thaçin monark të Kosovës

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, e ka quajtur presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, monark të shtetit të Kosovës.

Selmanaj tha se këtë epitet ia jep Thaçit, pasi ai është do të duhej të ishte njeriu i fundit që të ishte në atë pozicion.


“Ai më së paku e ka merituar të jetë në atë vend”, ka thënë Selmanaj.

“Po që se shkojmë në zgjedhje të përbashkëta; të përgjithshme dhe ato lokale, atëherë do të mbeteshim pa parlament, pa komuna, pa qeveri, ose qeveri në detyrë dhe do të udhëhiqeshim nga monarku i shtetit – Hashim Thaçi”, tha Selmanaj,  në Info Magazine të Klan Kosovës.

Sipas Selmanajt, kjo do të ishte gjë e keqe, sepse për të Hashim Thaçi është president në shërbim të vetëm një partie (PDK-së) dhe jo në shërbim të popullit, siç do të duhej të ishte.

Selmanaj ka folur edhe për mundësitë që të zhbllokohet situata dhe variantet që do të mund të aplikoheshin për formimin e qeverisë së re.

“Aty ku është PDK-ja, LDK-ja nuk është. Mund të bëjmë qeveri gjithëpërfshirëse, por pa PDK-në”, tha ai.

Këtë qeveri, sipas Selmanajt do të duhej ta udhëhiqet dikush nga LDK-ja.

“Qeveria e fundit dëshmoi se LDK-ja ka kapacitete për të udhëhequr institucionet, duke udhëhequr pa asnjë aferë korruptive”, tha Selmanaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori