LAJMI I FUNDIT:

Deputeti gjerman: Kosova ta dorëzojë aplikacionin për anëtarësim në KE para 20 majit

Deputeti gjerman: Kosova ta dorëzojë aplikacionin për anëtarësim në KE para 20 majit

‘Pas përgjigje inkurajuese të Qeverisë gjermane për të mbështetur anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, hapi tjetër do të ishte që Kosova të dorëzojë aplikacionin e saj, më së miri tani, në mënyrë që të diskutohet në seancën e ardhshme të Komitetit të Ministrave në Torino më 20 maj’ – kështu tha Knut Abraham, deputet i Bundestagut gjerman.

Të mërkurën (dje) Abraham, deputet nga radhët e CDU/CSU, përmes llogarisë së tij në Twitter, i dha një lajm ngazëllues Kosovës pasi publikoi përgjigjen pozitive të Qeverisë gjermane në pyetjen e tij “nëse do ta mbështeste një aplikim të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.


“Qeveria e Gjermanisë mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës. Është me rëndësi, për këtë të mbesim në koordinim të ngushtë me partnerët tanë në Bashkim Evropian dhe në Këshill të Evropës”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë së Gjermanisë, të cilën e publikoi deputeti Abraham.

Abraham i tha KosovaPress-it se Kosova duhet të aplikojë për ta shfrytëzuar momentin që aktualisht Presidencën e Këshillit të Evropës e udhëheq Italia, një aleat i fortë i Kosovës.

“Italinë, si udhëheqëse e Presidencës në Këshillin e Evropës, Kosova e ka një aleat të fortë dhe duhet të shfrytëzojë këtë mundësi për të hedhur hapin e parë. Pasi të dorëzohet një aplikim, së bashku me aleatët tanë në Këshillin e Evropës nga të gjitha fraksionet politike dhe shtetet anëtare, ne do të avokojmë në favor të anëtarësimit të Kosovës, duke u bërë anëtari i 47-të i këtij institucioni të rëndësishëm”, tha ai.

Këshilli i Evropës është institucioni më i vjetër i të drejtave të njeriut në Evropë që bashkon demokracitë nga i gjithë kontinenti për të mbrojtur të drejtat e njeriut. Abraham tha se dhënia e drejtës qytetarëve të Kosovës për qasje në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut do të ishte një hap pozitiv për Kosovën, rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Evropën dhe prandaj meriton mbështetjen tonë të plotë”.

Ai shtoi se në Gjermani, politikanë nga grupe të ndryshme politike mbështesin fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Si anëtar i CDU/CSU, mund t’ju them se partia ime qëndron plotësisht prapa Kosovës për këtë çështje. Kryesuesi i delegacionit gjerman në Këshillin e Evropës Frank Schwabe, kolegu im nga socialdemokratët, është gjithashtu publikisht duke mbrojtur një hap të tillë. Nga delegacioni gjerman në PACE kanë shprehur mbështetje Konstantin Kuhle nga Liberalët, Max Lucks nga të Gjelbrit, por edhe ministri i Shtetit Tobias Lindner. Besoj se Gjermania, si një nga anëtarët më të mëdhenj në Këshillin e Evropës, së bashku me aleatët evropianë si Italia, mund të luajë një rol udhëheqës për të ndihmuar Kosovën në këtë proces”, deklaroi Abraham.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori