LAJMI I FUNDIT:

Deputetët e opozitës përplasen me punonjësit e Gardës në hyrje të Parlamentit

Deputetët e opozitës përplasen me punonjësit e Gardës në hyrje të Parlamentit

Deputetët e opozitës u përplasën me efektivët e gardës në hyrje të godinës së Parlamentit, pasi nuk u lejuan të futen brenda.

Garda kishte rrethuar me gardh metalik Kuvendin për të mos lejuar futjen e deputetëve të përjashtuar, por disa prej deputetëve tentuan të hynë me forcë. Deputeti Petrit Doda u përplas fizikisht me një gardist, ndërsa Flamur Noka e Bledion Nallbati tentuan të prishnin rrethimin.

Para se të shkonin në Parlament, grupi parlamentar i PD zhvilloi një mbledhje në seli për aksionin opozitar. Partia Demokratike planifikon gjithashtu një protestë simbolike përpara Parlamentit Europian. Për më tepër, është diskutuar për organizimin e një proteste kombëtare, që synon të shmangë aktet e dhunës si ato të mëparshme. Kjo sinjalizon një qasje të re nga opozita që duket se po përpiqet të shmangë përplasjet e drejtpërdrejta me mazhorancën. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Detaje nga mbyllja e komunës paralele të Skenderajt në veri, objekti ishte nën pronësi të Trepçës

Detaje nga mbyllja e komunës paralele të Skenderajt në veri, objekti ishte nën pronësi të Trepçës

Lajme
Pacolli: Fola me Radoiçiqin në praninë e Kurtit dhe Osmanit një ditë para zgjedhjes së Presidentes

Pacolli: Fola me Radoiçiqin në praninë e Kurtit dhe Osmanit një ditë para zgjedhjes së Presidentes

Politikë
Një grua në veri gjen disa pika të bardha në veturë, policia nis hetimet

Një grua në veri gjen disa pika të bardha në veturë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Ekstradohet i dyshuari nga Gjermania për të vuajtur dënimin në Kosovë

Ekstradohet i dyshuari nga Gjermania për të vuajtur dënimin në Kosovë

Kronika e Zezë
“Blindohet” ushtria shqiptare, Forcat e Armatosura pajisen me autoblinda amerikane

“Blindohet” ushtria shqiptare, Forcat e Armatosura pajisen me autoblinda amerikane

Lajme
E quajtën kriminel Faton Hajrizin, sot dorëzohet padi ndaj disa zyrtarëve të shtetit

E quajtën kriminel Faton Hajrizin, sot dorëzohet padi ndaj disa zyrtarëve të shtetit

Lajme
Kalo në kategori