LAJMI I FUNDIT:

Deputetët e AAK-së takojnë Këshillin e Ambasadorëve Amerikanë, kërkojnë liberalizimin e vizave me ShBA-në

Deputetët e AAK-së takojnë Këshillin e Ambasadorëve Amerikanë, kërkojnë liberalizimin e vizave me ShBA-në

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, kanë pritur në takim Këshillin e Ambasadorëve Amerikanë.

Kështu ka bërë të ditur Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

“Bashkë me kolegët deputetë nga AAK, kishim kënaqësinë që në ambientet e Kuvendit të Kosovës të presim në takim delegacionin nga Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë. Në takim falënderuam SHBA-në për mbështetjen e tyre në të gjitha etapat duke theksuar se miqësia mes dy vendeve është e përjetshme”, ka thënë Tahiri.


Tahiri ka thënë se synimi i Kosovës është anëtarësimi në NATO.

“Në takim theksuam se synimi i shtetit tonë është anëtarësimi në NATO, proces ky që do të avancojë përspektiven integruese të Kosovës. Partneriteti me shtetin e IOWA deri më tani ka qenë një tregim suksesi sa i përket bashkëpunimit në forcimin e kapaciteteve ekzistuese të ushtrisë sonë”, ka shtuar Tahiri.

Ai ka bërë të ditur se kanë kërkuar nga Amabsadorët që të lobojnë për liberalizimin e vizave me ShBA-të.

“Gjithashtu, kërkuam ndihmën e ambasadorëve për lobim në çështjen e liberalizimit të vizave nga SHBA për qytetarët e Kosovës”.

“Ky takim është zhvilluar me ftesë të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, të cilët i falënderuam për angazhimin e tyre të jashtëzakonshëm dhe realizimin e kësaj vizite”, ka përfunduar Tahiri.

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Lajme
Kalo në kategori