LAJMI I FUNDIT:

Depozitoni me afat kursimet tuaja dhe merrni interes në të njëjtën ditë nga ProCredit Bank Maqedoni

Depozitoni me afat kursimet tuaja dhe merrni interes në të njëjtën ditë nga ProCredit Bank Maqedoni

Një nga themelet mbi të cilat ProCredit Bank ndërton historinë e saj të suksesit është angazhimi i vazhdueshëm për të promovuar një kulturë të kursimit, e cila është plotësisht e përfshirë në modelin e bankimit të përgjegjshëm që banka e praktikon me përkushtim.

Ne kursejmë sot për të siguruar një të ardhme më të mirë dhe kur mendojmë për të ardhmen, të gjithë përpiqemi për stabilitet më të madh financiar, i cili kërkon zgjidhje të mençura dhe mënyra të pranueshme për të kursyer. Duke ndjekur nevojat e klientëve, ProCredit Bank prezanton një produkt të ri të kursimit, duke menduar jo vetëm për të ardhmen e tyre, por edhe për të tashmen e tyre.

Është një depozitë e re me afat – depozitë avans, ku interesi paguhet menjëherë, në ditën e afatit të mjeteve, ndryshe nga praktika e zakonshme e pritjes për periudhën kohore, e cila zakonisht është 12, 24, 36 ose më shumë muaj. Ky produkt i ri i kursimit prezantohet nga ProCredit Bank në ofertën e saj të rregullt, dhe qëllimi është të sigurojë një përfitim të dyfishtë për klientët e saj: një ndjenjë sigurie për shkak të mjeteve të kursyera dhe në të njëjtën kohë disponimin me interesin që nga fillimi i afatit. Në mënyrë promovuese, banka ofron norma atraktive të interesit, dhe atë 2,4% për euro dhe 3,2% për denarë për një afat prej 36 muajsh.

Klientët e njohin dhe vlerësojnë ProCredit në veçanti për faktin se është një bankë plotësisht e digjitalizuar dhe të gjitha shërbimet bankare digjitale, duke përfshirë mundësinë e kursimit të kohës, janë në dispozicion përmes bankimit mobil dhe elektronik. Megjithatë, kjo nuk përjashton qasjen e personalizuar ndaj çdo klienti, për të cilën ProCredit Bank dallohet veçanërisht përmes shërbimit profesional të këshilltarëve personal bankar.

ProCredit është një bankë me kapital 100% gjerman dhe është e vetmja bankë në treg që këtë vit konfirmoi vlerësimin e lartë të kredisë Fitch “BBB-”, dhe vazhdon të jetë sinonim i stabilitetit dhe sigurisë.

Më shumë informacione rreth depozitave promocionale mund të gjenden në  ueb faqen e ProCredit Bank.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi

Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi

Lajme

"Probleme martesore dhe financiare"- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj

Drejtësi
Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Lajme
Kalo në kategori