LAJMI I FUNDIT:

Depilimi me sheqer

Depilimi me sheqer

Muajve të fundit gjithnjë e më i popullarizuar po bëhet depilimi i qimeve me sheqer. Me sheqer mund të bëni depilim në mënyrë të thjeshtë dhe efikase, ngjashëm si edhe me dyllë.


Është interesante se kjo metodë është shumë e vjetër, ndërkaq ka ardhur nga Lindja e Afërt ku edhe sot më së shpeshti është njëri ndër problemet më të mëdha të femrave. Me pak ushtrim, këtë lloj depilimi mund ta bëni edhe vetë.

Reklama

Para se t’ju sqarojmë se çfarë duhet të bëni, duhet të dini se me këtë metodë eliminohen edhe të qimet më të imëta, andaj nuk ka nevojë të prisni që të rriten deri në një gjatësi të caktuar siç duhet të prisni për depilim me dyllë.

Çka ju nevojitet?
– 250 g sheqer
– 200 g mjaltë
– 1 limon
– Shirit pëlhure.

Si të bëni depilimin me sheqer?

1) Në një enë ngrohni 250 g sheqer derisa të marrë ngjyrë të errët,
2) Shtoni 200 g mjaltë dhe dy lugë supe limon të shtrydhur,
3) Përbërjen hiqeni nga zjarri dhe përzieni derisa të marrë ngjyrë të verdhë në të artë, dendësia të jetë sikur te rrëshira, domethënë sikur te pasta,
4) Në lëkurë të pastër, vëni pastën e nxehtë në shirita, në drejtim të kundërt nga rriten qimet,
5) Me lëvizje të vrullshme me ndihmën e shiritave të pëlhurës hiqeni pastën në drejtim të rritjes së qimeve.
6) Pas depilimit, të gjitha mbetjet lehtë eliminohen me ujë të rëndomtë të ngrohtë.

Vërejtje: Depilimi me sheqer rekomandohet për femrat që kanë lëkurë të ndjeshme, sepse këto materie natyrale nuk shkaktojnë irritim. Herën e parë të jini e durueshme, sepse nevojitet pak përvojë për t’i zotëruar lëvizjet. Çdo herë tjetër do të jetë gjithnjë e më e rëndomtë, më e lehtë dhe më e shpejtë. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Për shkak të saj, burrat divorcohen dhe prishin familjen: Ajo joshi dashnorin 16 vite më të ri, të cilit dikur ia ndërronte pelenat

Për shkak të saj, burrat divorcohen dhe prishin familjen: Ajo joshi dashnorin 16 vite më të ri, të cilit dikur ia ndërronte pelenat

Psikoprofil
Prindërit tregojnë një truk të pazakontë që e bën foshnjën të ndalojë së qari menjëherë

Prindërit tregojnë një truk të pazakontë që e bën foshnjën të ndalojë së qari menjëherë

Bebja këtu
Katër modele fustanesh që do t'i shohim kudo: Theksi është kombinimi i rehatisë, prakticitetit dhe elegancës

Katër modele fustanesh që do t'i shohim kudo: Theksi është kombinimi i rehatisë, prakticitetit dhe elegancës

Keshilla Modë
‘Çdo mëngjes i numëroj thinjat dhe rrudhat’ – Salma Hayek tregoi si duket pa makijazh

‘Çdo mëngjes i numëroj thinjat dhe rrudhat’ – Salma Hayek tregoi si duket pa makijazh

Femra
Pesë rregullat e modës për zonjat më të shëndosha

Pesë rregullat e modës për zonjat më të shëndosha

Keshilla Modë
Michelle Pfeiffer ka pozuar pa grim dhe ka treguar se sa e përsosur duket në dekadën e shtatë

Michelle Pfeiffer ka pozuar pa grim dhe ka treguar se sa e përsosur duket në dekadën e shtatë

Femra
Kalo në kategori