Depërtimi i ujit në vendpunishten e urës për këmbësorë, Ramadani: Cenim i sigurisë kombëtare, pavarësisht shkaktarit

Uji i lumit Ibër pas mesnate ka depërtuar në vendpunishten ku është duke u ndërtuar ura e re për këmbësorë që lidh veriun dhe jugun e Mitrovicës, gjersa ka shkaktuar vështirësi për ekipet e punimeve.
E lidhur me këtë ka reaguar sot njohësi i sigurisë, Burim Ramadani, duke e cilësuar si cenim flagrant i sigurisë kombëtare, pavarësisht shkaktarit.
Ai në një postim në Facebook shkruan se
Cenim flagrant i sigurisë kombëtare në kohën kur Kosova tashmë rreth 10 muaj është pa Qeveri, sektori i sigurisë duhet të dëshmojë aftësi për mirëmbajtjen e sigurisë kombëtare.
Lexoni të plotë postimin:
Politikanët të heshtin, sektori i sigurisë të punojë.
Dëmtimi i vendpunishtes së urës për këmbësor mbrëmë në Mitrovicë, pa dilemë është cenim i sigurisë kombëtare. Kjo pavarësisht shkaktarit!
Në kohën kur Kosova tashmë rreth 10 muaj është pa Qeveri, sektori i sigurisë duhet të dëshmojë aftësi për mirëmbajtjen e sigurisë kombëtare.
Infrastruktura kritike e sigurisë kombëtare është e targetuar në vazhdimësi.
Rasti i mbrëmshëm është një tregues se jo gjithçka është nën kontroll.
Prandaj, siguria kombëtare nuk bëhet nga foltoret e politikanëve, të cilët duhet të heshtin kur sektori i sigurisë kryen detyrat. /Telegrafi/

















































