LAJMI I FUNDIT:

Departamenti Special synon të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin

Departamenti Special synon të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur ceremonia zyrtare e organizuar me rastin e funksionalizimit të Departamentit Special në Gjykatën e Apelit të Kosovës dhe në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Sipas njoftimit të pranishëm në takim ishin Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyçi, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skënder Çoçaj, Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Enver Peci, Kryetari i Gjykatës së Apelit të Kosovës, Hasan Shala, Këshilltari Ligjor në ambasadën amerikane, Constantine Soupios dhe përfaqësuesja e zyrës së BE-së në Kosovë, Annmarie Douwes.


Kryetarja Bytyçi gjatë fjalës së saj ka thënë se Departamenti Special në Gjykatën Themelore në Prishtinë së bashku me Prokurorinë Speciale, do të jenë promotorë të luftimit të krimit në vend.

“Formimi i Departamentit Special në Gjykatën Themelore në Prishtinë është paraqitur si domosdoshmëri dhe nevojë e kohës, me qëllim të luftimit të suksesshëm të krimit të organizuar, korrupsionit, parandalimit të shpëlarjes së parave dhe financimit të terrorizimit në vendin tonë. Ky është fillim shumë i mirë ku unë si Kryetare e Gjykatës në bazë të planit të punës të cilin e kam hartuar, besoj fuqishëm se me një ekip të tillë të gjyqtarëve jemi të gatshëm të përballemi me sfidat që na presin dhe t’i zgjidhim çështjet penale që ngriten pranë këtij departamenti në kohën sa më shpejtë që është e mundur. Do të sigurohemi se të gjithë janë të barabartë para ligjit, askush nuk është mbi ligjin dhe kryerësit e veprave penale do të marrin dënimin e merituar”, ka thënë Bytyçi.

Të gjithë gjyqtarëve të përzgjedhur në këtë departament i‘u është uruar sukses në punën e mëtutjeshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

Lajme
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Zjarr në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, digjet dhoma me pajisje të Teknologjisë Informative

Zjarr në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, digjet dhoma me pajisje të Teknologjisë Informative

Lajme
Një vit nga sulmi i protestuesve serbë kundër ushtarëve të KFOR-it në Zveçan, komandanti Ulutash: Angazhimi ynë për sigurinë i palëkundur

Një vit nga sulmi i protestuesve serbë kundër ushtarëve të KFOR-it në Zveçan, komandanti Ulutash: Angazhimi ynë për sigurinë i palëkundur

Siguri
Goditi policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Prizren

Goditi policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Prizren

Kronika e Zezë
Zjarri në Spitalin e Pejës, policia jep detaje

Zjarri në Spitalin e Pejës, policia jep detaje

Lajme
Kalo në kategori