Departamenti amerikan i Shtetit deri tani ka siguruar vetëm 23 për qind të dozave të kërkuara të vaksinës kundër COVID-19 për diplomatët amerikanë.
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, në një kabllogram dërguar Departamentit të Shtetit, të cituar nga shtypi amerikan, paraqet një situatë të zymtë për gjendjen e punonjësve në ambasadë, transmeton Zëri i Amerikës.
“Rreth 20 për qind e personelit të ambasadës janë infektuar me COVID-19, dhe shumica dërmuese janë personel lokal, që është shenjë për kontrollin joefektiv të sëmundjes në Kosovë. Kosova sillet sikur një vend që nuk ka raste me COVID-19…Por, Kosova është një shtet i shkatërruar nga pandemia…”, thuhet mes tjerash në kabllogram, në të cilin nënvizohet se “derisa Departamenti i Shtetit të jetë në gjendje të sigurojë vaksinë për vendet e shërbimit si Prishtina, ndikimi i pandemisë në shëndet, mirëqenie dhe produktivitet do të mbetet i thellë”.
Në përgjigje të interesimit të Zërit të Amerikës për shqetësimin e ngritur nga ambasadori amerikan Kosnett dhe situatën me diplomatët amerikanë që shërbejnë jashtë Shteteve të Bashkuara, një zëdhënës tha se “deri sot DASH ka marrë rreth 23 për qind, ose 73 mijë e 450 doza nga 315 mijë që ka kërkuar”.
“Kjo sasi do të mbulonte në tërësi forcën punonjëse të Departamentit brenda dhe jashtë vendit dhe do të përfshinte të gjithë ata që punojnë nën autoritetin e Shefit të Misionit, përfshirë anëtarët e familjeve, partnerët ndërinstitucionalë, kontraktorët dhe punonjësit lokal”, tha zëdhënësi.
Ambasadori Kosnett në kabllogramin e tij nënvizon sfidat e izolimit dhe shëndetit mendor të atyre që shërbejnë në ambasadë.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se “e kuptojmë ankthin që ka shkaktuar pandemia, si në Shtetet e Bashkuara ashtu edhe gjithandej botës”, duke nënvizuar se qëllimi është të vaksinohet 100 për qind e personelit, kurdo që kjo bëhet e mundur.
Departamenti i Shtetit tha se ka dërguar gati 80 për qind të sasive të para të vaksinave në terren, duke theksuar se kriteret e shpërndarjes së tyre do të varen nga disa faktorë si të dhënat e institucioneve shëndetësore, rastet e shfaqura mes punonjësve, shkalla e përhapjes dhe prirjet e sëmundjes në terren, si dhe cilësia e infrastrukturës mjekësore në vendet mikpritëse etj.
Kosova po kalon një gjendje të rënduar nga pandemia dhe është vendi i vetëm në Ballkan ku ende nuk ka filluar vaksinimi.
Rastet me Covid-19 vazhdojnë të shtohen dhe autoritetet kanë shprehur shqetësim se kjo javë mund të shënojë rritje të mëtejshme pas një periudhe grumbullimesh për shkak të zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit.
Kosova pret që dozat e para të vaksinave të mbërrijnë në fund të muajit ose në fillim të marsit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Vrasja në Skenderaj – identifikohen dy të dyshuarit, të njëjtit ndodhen në arrati](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/CenterSkenderaj-380x233.jpg)
Vrasja në Skenderaj – identifikohen dy të dyshuarit, të njëjtit ndodhen në arrati
![Sylejman Selimi vazhdon dëshminë në Hagë, pyetet për Shtabin e Përgjithshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/96121739373452-380x233.jpg)
Sylejman Selimi vazhdon dëshminë në Hagë, pyetet për Shtabin e Përgjithshëm
![Veliaj përplaset me prokurorin e çështjes në gjykatë: Ti je në konflikt interesi, e ke personale me mua](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veliaj-380x233.jpg)
Veliaj përplaset me prokurorin e çështjes në gjykatë: Ti je në konflikt interesi, e ke personale me mua
![Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476574594_1561487547885556_5212557754635621211_n-780x439.jpg)
Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj
![Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cik-780x439.jpg)
Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit
![Sulmi kibernetik ndaj ueb-faqes së KQZ-së, analiza e ekspertit të sigurisë kibernetike: Kishte për qëllim infektimin e vizitorëve dhe vjedhjen e informatave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/sulmet-kibernetike-780x439.jpg)
Sulmi kibernetik ndaj ueb-faqes së KQZ-së, analiza e ekspertit të sigurisë kibernetike: Kishte për qëllim infektimin e vizitorëve dhe vjedhjen e informatave
![Vritet një person në Skenderaj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/12/LAJMI-I-FUNDIT-3-1130x635-1-780x439.png)
Vritet një person në Skenderaj
![Qeveria: Nuk kemi të bëjmë as me serverët e as me software-in e KQZ-së, po tentohet të shkaktohet huti me qëllim që të ulët besimi në zgjedhje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/ilustrim-Qeveria-e-Kosoves-foto-Ridvan-Slivova-780x439.jpg)
Qeveria: Nuk kemi të bëjmë as me serverët e as me software-in e KQZ-së, po tentohet të shkaktohet huti me qëllim që të ulët besimi në zgjedhje
![Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/edi-rama-780x439.jpeg)
Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re