LAJMI I FUNDIT:

Denoncuan guroren që po iu prishte shtëpitë, por u dhunuan barbarisht nga fisi Rraja, detaje nga ngjarja në Krujë

Denoncuan guroren që po iu prishte shtëpitë, por u dhunuan barbarisht nga fisi Rraja, detaje nga ngjarja në Krujë

Të tjera detaje zbardhen në lidhje me ngjarjen e dhunshme dje në Borizanë të Krujës ku anëtarë të fisit Rraja rrahën barbarisht dy persona.

Duket se gjithçka ka nisur pas një proteste të bërë nga banorët e fshatit Borizanë, mes tyre dhe dy të dhunuarit, për një gurore që ishte në përdorim nga Xhelal Rraja, vëllai i deputetit të PS-së, Rrahman Rraja.


Gazetari Igli Çelmeta i ftuar në rubrikën e News24, tha se në konflikt ishin përfshirë 8 persona nga fisi Rraja, ndërsa shtoi se 3 prej tyre janë në kërkim, mes tyre 2 vëllezërit e deputetit të PS-së, Xhelal dhe Flamur Rraja, të cilët rezultojnë ende në Shqipëri, sipas sistemit TIM-s

Sherri për guroren në Borizanë të Krujës, katër të arrestuar dhe tre në kërkim
Lexo po ashtu Sherri për guroren në Borizanë të Krujës, katër të arrestuar dhe tre në kërkim

“Ishte një protestë e banorëve të fshatit Borizan për një gurore. Jashar dhe Bilbil Maja deklaruan se shpërthimet po iu shembin banesat. Në një lokal në Fushë-Krujë u mësynë dhe dhunuan dy personat, me të cilët arritën të dilnin sot nga spitali i Traumës, por me plagë të rënda në kokë e trup. Policia e Shtetit nuk ka reaguar për shumë orë. Nga ora 11 deri në 19:00 nuk kishte asnjë reagim zyrtar apo dhe lëvizje për të arrestuar agresorët. Asnjë nga personat nuk është larguar nga territori shqiptar. Këto persona janë shpallur në kërkim dhe policia po kryen kontrolle”, tha Çelmeta. /Telegrafi/

“Nuk ia falë sa të jem gjallë fisit Rraja”, Maja: Jemi 60 meshkuj në fis, do marr hak
Lexo po ashtu “Nuk ia falë sa të jem gjallë fisit Rraja”, Maja: Jemi 60 meshkuj në fis, do marr hak

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori