LAJMI I FUNDIT:

Dënohet me tri vjet burgim shoferi që goditi për vdekje 56-vjeçaren në Prishtinë

Dënohet me tri vjet burgim shoferi që goditi për vdekje 56-vjeçaren në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me tri vjet burgim Melvin Dinajn, pasi i njëjti ka goditur për vdekje një këmbësore 56-vjeçare.

Aksidenti ka ndodhur në nëntor të vitit të kaluar në rrugën C në Prishtinë, ndërsa seanca për këtë rast është mbajtur këtë të premte, ku i akuzuari Dinaj e ka pranuar fajësinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi, përmes një përgjigjeje me shkrim.


Gruaja që vdiq pasi u godit nga një veturë në Prishtinë ishte punëtore shëndetësore
Lexo po ashtu Gruaja që vdiq pasi u godit nga një veturë në Prishtinë ishte punëtore shëndetësore

“Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal, me datë 19.01.2024 është mbajtur seanca e shqyrtimit fillestar, ku i pandehuri M.D e ka pranuar fajësinë për veprën penale ‘Rrezikim i trafikut publik’, e të cilin pranim të fajësisë gjykata e ka pranuar me aktvendim”, ka thënë Gashi.

Përveç dënimit me burgim, atij i është ndaluar edhe marrja e lejes së vozitjes për kategorinë “B” dhe marrja e re e lejes së vozitjes në afat prej 5 vitesh, kjo si dënim plotësues.

Aktgjykimi dënues ndaj tij ende nuk është përpiluar dhe i njëjti posa të përpilohet do publikohet si dhe të jetë i qasshëm për publikun.

Ndryshe, 56-vjeçarja ishte punëtore shëndetësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Kronika e Zezë
Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Kronika e Zezë
Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Kronika e Zezë
Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Kronika e Zezë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndetësi
Kalo në kategori