LAJMI I FUNDIT:

Dënohet se puthi në ballë një vajzë 13 vjeçe

Dënohet se puthi në ballë një vajzë 13 vjeçe

Dhjetë muaj burg për një shqiptar 48- vjeçar, sepse kishte puthur një vajzë 13 vjeçe në ballë.

Ndonëse “krimi” duket qesharak, kjo ngjarje është kualifikuar nga togat e zeza italiane si ngacmim seksual dhe kryerje veprash të turpshme me të mitur.

Ashtu që Gjykata e Savonas në Itali ia ka caktuar dënimin emigrantit shqiptar S.G., që do ta mbajë atë në qeli për dhjetë muajt e ardhshëm të jetës së tij.

E përpos qelisë, ai do të mbajë dhe turpin e njollën e akuzës së rëndë, paçka se vetë ai këmbëngul se gjithçka ishte vetëm një puthje në ballë.


Në fakt, edhe gjyqtarja e çështjes, Donatella Aschero, e ka pranuar se 48-vjeçari thjeshtë ka puthur në ballë vogëlushen 13 vjeçare, kurse prokuroria ka shtuar se veç puthjes, i pandehuri i ka ledhatuar edhe flokët. /noa/telegrafi/