LAJMI I FUNDIT:

Dënohet me burg i akuzuari për shtytje në kryerje të sulmeve terroriste në Kosovë

Dënohet me burg i akuzuari për shtytje në kryerje të sulmeve terroriste në Kosovë

Rakip Avdyli, njeriu që u bë lajm pasi Policia e arrestoi në një situatë tensionesh, për shkak se përhapi në rrjetet sociale materiale në përkrahje të ISIS-it, e po ashtu i kërkoi të akuzuarit Kreshnik Podvorica të kryente një sulm vetëvrasës në Kosovë, u dënua me 1 vit e 6 muaj burg.

Avdyli është dënuar edhe më parë nga Gjykata Themelore në Pejë me 10 muaj burg. Dënimi ndaj tij ishte rritur nga Gjykata e Apelit në 18 muaj dhe me ketë rast gjyqtarja bëri unifikimin e dënimit dhe i shqiptoi dënim me burg prej dy vjet e gjashtë muaj.

Ndërsa me 6 muaj burg, Gjykata e dënoi të akuzuarin tjetër Kreshnik Podvoricën, për shkak se nuk e kishte lajmëruar veprën penale kur i pandehuri Rakip Avdyli ka kërkuar nga ai që të kryejë një sulm vetëvrasës në Republikën e Kosovës.


Edhe Podvorica ishte dënuar më parë për vepra terroriste. Gjykata Themelore në Prishtinë në janar të këtij viti e dënoi atë me 6 muaj burg për propagandim në “Facebook” pasi që kishte përkrahur haptazi veprimet terroriste të ISIS-it.

Podvorica më 4 nëntor 2017 në llogarinë e tij në “Facebook” kishte shpërndarë fotografi kërcënuese në të cilën është paraqitur një gomë e një automjeti të lyer me gjak në të cilën janë lënë gjurmët e përgjakshme me fjalët “Nisu drejt tyre pa mëshirë”, shkruan Kallxo.com.

Rakip Avdyli akuzohet së më qëllim që të shtyjë në kryerjen e aktit terrorist ka postuar video-incizime, fotografi duke e shprehur haptazi përkrahjen dhe simpatinë ndaj organizatës terroriste ISIS, si dhe komente të tjera me qëllim që të shtyjë kryerjen e aktit terrorist, duke shkaktuar rrezik që vepra të tilla edhe të kryhen.

Ndërsa Kreshnik Podvorica, akuzohet se nuk e ka lajmëruar veprën penale dhe kryesin e saj, kur i pandehuri Rakip Avdyli ka kërkuar nga ai që të kryejë një sulm vetëvrasës në Republikën e Kosovës.

Gjithnjë sipas aktakuzës, Rakip Avdyli citohet t’i ketë thënë se i duheshin të holla për financim dhe disa vëllezër myslimanë për të organizuar një sulm vetëvrasës kundër shtetit dhe Qeverisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Kalo në kategori