LAJMI I FUNDIT:

Dënohet me 10 vite burgim mësuesi, që akuzohet se vrau babain e nxënëses për hakmarrje

Dënohet me 10 vite burgim mësuesi, që akuzohet se vrau babain e nxënëses për hakmarrje

Gjykata Themelore në Pejë, e ka dënuar 10 vite burgim mësuesin Xhevdet Jonuzajn, i cili akuzohet se vrau G.K., babën e nxënëses së tij  për hakmarrje të paskrupullte. Gjykata këtë verdikt mori ndaj të pandehurit Jonuzaj pasi të njëjtit i është ricilësuar vepra penale, nga vrasje e rëndë në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme.

Aktgjykimi ndaj Jonuzajt u shpall të martën, nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Murat Hulaj.


Dënimi prej 10 viteve të akuzuarit Jonuzaj do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 19 maj 2021.

Sipas aktgjykimit, i akuzuari gjithashtu është dënuar me 2 mijë euro gjobë për veprën e dytë, ata për armëmbajtje pa leje , i cili obligohet ta paguaj në afat prej 3 muajsh.

Gjithashtu gjykata ka kërcuar edhe konfiskimi i armës me të cilin është kryer vepra penale, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Ndryshe, sipas aktakuzës të ngritur nga Prokuroria Themelore në Pejë, më 14 shkurt 2022, e ngarkon të pandehurit Xhevdet Januzaj se më 18 maj 2021, rreth orës 15:30 min në Pejë, në tarracën e Restorantit “Te Zhara”, me paramendim e ka provokuar sulmin dhe ka privuar nga jeta të ndjerin G.K, nga hakmarrja e paskrupullt.

Akuzohet se vrau babanë e vajzës të cilën e kishte sulmuar seksualisht
Lexo po ashtu Akuzohet se vrau babanë e vajzës të cilën e kishte sulmuar seksualisht

Kjo hakmarrje sipas prokurorisë kishte filluar pasi djali i të ndjerit më 29 dhjetor 2019, e kishte sulmuar fizikisht të pandehurin në vendin e tij të punës, pasi i pandehuri kishte sulmuar seksualisht motrën e tij minore dhe për më tepër ishte shpallur fajtor dhe gjykuar me dënim burgimi prej 3 vite e gjysmë nga Gjykata e Pejës.

Sipas Prokurorisë, pasi i pandehuri ishte lënë nga Gjykata e Pejës të mbrohet në liri, ishte pajisur me armë të tipit ‘’Rex Zero1CP”, që e kishte për shejtari, i cili më pas kishte vëzhguar lëvizjet e të ndjerit dhe familjarëve të tij në afërsi të banesës së tyre.

Gjithnjë sipas Prokurorisë, i ndjeri ishte njoftuar nga komshinjtë e tij se kanë parë të pandehurin me sëpatë duke i pritur në lokalin “Relax”, për çka viktima G.K kishte lajmëruar dhe kërkuar mbrojtje nga policia por pa sukses.

Sipas Prokurorisë, në ditën kritike i ndjeri e vëren të pandehurin ulur afër banesës së tij në tarasen e lokalit, hynë në brendësi të lokalit dhe pretë që i pandehuri të largohet, e kur kjo nuk ndodh, del dhe ulet në tavolinën e tij dhe pasi nxjerr pistoletën që kishte në xhepin e setrës me mbishkrim  “Mauser”, ia drejton dhe kërkon nga i pandehuri që të largohet me fjalët “çu hec prej ktuhit”.

Mirëpo, sipas Prokurorisë, i pandehuri nuk largohet dhe i ndjeri me armën e tij tenton që të shtie në të por arma e tij bllokohet dhe më pas i pandehuri nxjerr armën që kishte bërë gati nga çanta e krahut dhe qëllon mbi viktimën 13 herë, duke e lënë të vdekur në vend dhe duke rrezikuar jetën e kamerierit i cili ishte afër viktimës.

Me këtë ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka kryer veprën penale ‘Vrasjes së rëndë”, nga neni 173 par.1 nën.par.1.5 e 1.8 të KPRK-së, për të cilën parashihet dënimi jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm.

Aktakuza e ngarkon të pandehurin Januzaj edhe për shkak të veprës penale të përdorimit të armës.

Me këtë ekziston dyshimi i bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, nga neni 367 par.2 të KPRK-së, për të cilën parashihet dënimi  prej 1 deri 8 vite burgim.

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

Lajme
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Berisha “non grata” në Britani - brenda katër javësh gjykata shpall vendimin

Berisha “non grata” në Britani - brenda katër javësh gjykata shpall vendimin

Lajme
Kosova përshëndet zgjedhjen e Afrim Gashit në krye të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut

Kosova përshëndet zgjedhjen e Afrim Gashit në krye të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut

Lajme
Vërshohet Podujeva pas reshjeve të shiut, Bulliqi akuzohet për keqqeverisje

Vërshohet Podujeva pas reshjeve të shiut, Bulliqi akuzohet për keqqeverisje

Lajme
Avdyli nga Lista Guxo thotë se s’ka vija të kuqe për PDK-në, reagojnë analistët

Avdyli nga Lista Guxo thotë se s’ka vija të kuqe për PDK-në, reagojnë analistët

Lajme
Kalo në kategori