LAJMI I FUNDIT:

Dënohen me 6 dhe 9 vjet burg shtetasit e Maqedonisë për pjesëmarrje në luftërat e huaja

Dënohen me 6 dhe 9 vjet burg shtetasit e Maqedonisë për pjesëmarrje në luftërat e huaja

Gjykata Penale në Shkup i ka dënuar me nga gjashtë vjet burg gjashtë shtetasit e Maqedonisë të cilët kanë qenë në formacionet paraushtarake të ISIS-it, ndërsa njërit nga të akuzuarit është dënuar me 9 vjet burg për veprën penale “organizimi të terrorizmit”.

Bëhet fjalë për E.O., A.Xh., O.Zh., B.F., S.R., I.Sh. dhe A.M. të cilët në seancën e kaluar e pranuan fajin të cilët ishin të akuzuar për “pjesëmarrje në luftë të huaj, formacione paraushtarake dhe organizim të terrorizmit”.

Prokurori Naum Panovski pas aktgjykimit ka kërkuar vazhdimin e masës së paraburgimit për të akuzuarit për shkak të rrezikut për arratisje.


Shtatë shtetas të Maqedonisë pranojnë fajin për pjesëmarrje në luftëra të huaja
Lexo po ashtu Shtatë shtetas të Maqedonisë pranojnë fajin për pjesëmarrje në luftëra të huaja

Ndërsa avokati mbrojtës i të akuzuarve kërkuar që masa e paraburgimit të ndryshohet me ndonjë masa tjera, gjegjësisht arrest shtëpiak./Telegrafi/