LAJMI I FUNDIT:

Dënim për mospagesën e tatimit prej 0,004 euro

Dënim për mospagesën e tatimit prej 0,004 euro

Zyrtarët polakë të tatimit nuk falin shmangien nga tatimi as kur bëhet fjalë për imtësira si 0,004 euro, kështu që një pensioniste nga qyteti Lodja duhet që me vendim të gjyqit të paguaj mbi 70 euro për dënim dhe shpenzime gjyqësore pasi që ka bërë një fotokopje të një letërnjoftimi pa lëshuar faturë për të.

Dëmin ndaj shtetit prej 0,004 eurosh, me kamatë dënuese prej 0,014 euro, pensionistja ia ka bërë në dhjetor të vitit të kaluar në një kioskë në të cilën punon kohë pas kohe ia ka fotokopjuar letërnjoftimin një studenti dhe ia ka paguar 0.1 euro, por nuk i ka lëshuar faturë, e as nuk e ka evidentuar atë në arkën fiskale.

Pensionistja e ka pas fatin e keq që studenti në fakt ka qenë një inspektor i maskuar i tatimeve e para gjykatës nuk i ka bërë punë mbrojtja që arka është e re dhe se shefi i saj, pronari i kioskës, nuk i ka dhënë kodin për ta përdorë atë.

"Po mos ta dënonim, kjo do të nxiste polakët tjerë të shkelin ligjet tatimore. E këtë gjë nuk guxojmë ta lejojmë. E dënuara ka pension prej 400 euro, vozitet me ‘Toyota’ dhe ka para të paguaj dënimin dhe shpenzimet gjyqësore", ka deklaruar gjykatësja e cila nuk lëshon pe edhe kur bëhet fjalë për shuma të parëndësishme si këto.


Pensionistja, megjithatë, nuk dorëzohet lehtë dhe pasi që Gjykata e Qarkut e ka vërtetuar dënimin e shkallës së parë, ajo është e gatshme të ankohet në instanca më të larta të shtetit.

"Për këtë shmangie veçmë është dënuar shefi im, unë vetëm i kam zbatuar urdhrat e tij. Nëse ai veçmë e ka paguar këtë dënim, pse do të duhej që unë ta paguaj sërish”, ka thënë ajo për mediet lokale. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Interesante
Francezi thyen rekordin botëror – hidhet me bark në ujë nga shkëmbi 44 metra i lartë

Francezi thyen rekordin botëror – hidhet me bark në ujë nga shkëmbi 44 metra i lartë

Interesante
Demolohet kazinoja ikonike në Las Vegas, u përdorën një mijë kilogramë për ta bërë “rrafsh me tokë”

Demolohet kazinoja ikonike në Las Vegas, u përdorën një mijë kilogramë për ta bërë “rrafsh me tokë”

Interesante
Kush është dhe çfarë bën Khaby Lame, emigranti që humbi punën për shkak të pandemisë dhe tani çmend TikTok me 65 milionë ndjekës

Kush është dhe çfarë bën Khaby Lame, emigranti që humbi punën për shkak të pandemisë dhe tani çmend TikTok me 65 milionë ndjekës

Një miliarder rus thotë se “nuk di si të jetojë” pasi u godit nga sanksionet

Një miliarder rus thotë se “nuk di si të jetojë” pasi u godit nga sanksionet

I propozoi martesë para liqenit, partnerja amerikane aksidentalisht e godet unazën që përfundon në liqen – megjithatë i tha “PO”

I propozoi martesë para liqenit, partnerja amerikane aksidentalisht e godet unazën që përfundon në liqen – megjithatë i tha “PO”

Interesante
Kalo në kategori