LAJMI I FUNDIT:

Dëmtoi fshirëset e xhamave të 30 automjeteve, procedohet penalisht i dyshuari në Tiranë

Dëmtoi fshirëset e xhamave të 30 automjeteve, procedohet penalisht i dyshuari në Tiranë

Policia e Shtetit njoftoi se Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas kallëzimeve të depozituara nga disa shtetas, për një person që iu kishte dëmtuar fshirëset e xhamave të automjeteve kanë identifikuar autorin e dyshuar, e kanë shoqëruar atë në komisariat për sqarimin e rrethanave dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Në njoftimin për media thuhet se në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. Xh., 62 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”. /Telegrafi/

g