LAJMI I FUNDIT:

Dëmtohet gypi, mbeten pa ujë të pijshëm banorët në qendër të Prishtinës

Dëmtohet gypi, mbeten pa ujë të pijshëm banorët në qendër të Prishtinës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, njofton se si pasojë e një dëmtimi të një gypi, banorët në rrugën “Tring Smajli”, “Agim Ramadani” dhe “Bajram Kelmendi”, kanë mbetur pa ujë të pijshëm.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku, duke shtuar se epiket e kompanisë janë në terren për ta sanuar problemin.

“Dje [e diel] në orët e mbrëmjes në rrugën ‘Tring Smajli’ ka pasur një pëlcitje të tubacionit të ujit të pijshëm dhe si pasojë kanë mbetur pa ujë banorët për rreth kësaj zone. Që nga orët e mbrëmshme, ekipet e mirëmbajtjes së KRU ‘Prishtina’ janë në terren për ta sanuar problemin dhe po bëjnë të pamundurën që ta vendosin në funksion sa më herët të jetë e mundur”, tha Mjeku. /Telegrafi/