LAJMI I FUNDIT:

Dëmshpërblimi ndaj “ContourGlobal”, Haradinaj: Kjo është politika e mashtruesit Kurti

Dëmshpërblimi ndaj “ContourGlobal”, Haradinaj: Kjo është politika e mashtruesit Kurti

Pa vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’i paguar 21 milionë euro si dëmshpërblim ndaj kompanisë “ContourGlobal”, ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Haradinaj tha se “Albini çdo ditë po dëshmon se është edhe Kryeministër i dobët edhe njeri i poshtër”.

“Me krenari dhe me lëvdata e ka pas shkelë kontratën me Contour Global (Ministrja e tij i ka dërgu letër dhe ia ka ndërprerë përkrahjen) e me faqe të zezë përgjegjësinë për dëmshpërblim po e heqë prej vetes. E pabesueshme ku ka mbërri logjika e politikës trushpërlarëse e Kurtit”, ka shkruar Haradinaj në një postim në Facebook, transmeton Telegrafi.


Më tej, Haradinaj tha se “Kurti e la Kosovën edhe pa 500 MW energji, ku që nga viti 2023 do t’i përfitonte Kosova me çmim prej 83€ e në ndërkohë ka blerë energji deri në 600€ e qytetarit të shkretë jo një por dy herë ia ka rritë çmimin e energjisë”.

Projekti i dështuar "Kosova e Re", Qeveria miraton pagesën prej 21 milionë eurove si dëmshpërblim ndaj "ContourGlobal"
Lexo po ashtu Projekti i dështuar "Kosova e Re", Qeveria miraton pagesën prej 21 milionë eurove si dëmshpërblim ndaj "ContourGlobal"

“Kjo është politika e mashtruesit Albin Kurti. E gjuan gurin, e vjedh popullin dhe në mënyrën më të poshtër e fsheh dorën”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar pagesën prej 21 milionë eurove si dëmshpërblim ndaj kompanisë “ContourGlobal”.

Kryeministri Albin Kurti tha se ndarja e këtyre mjeteve vie pasi që “ContourGlobal” ka fituar ndaj Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Abritrazhit.

“Siç e kemi thënë vite më parë ashtu edhe rezultoi. Ky projekt as që ka qenë i ideuar të realizohet e as nuk ka qenë përmbajtje e dobishme për vendin tonë. Ndërprerja e qeverisjes tonë në paraverën e vitit 2020 dhe ardhja e një qeverie antikushtetuese la zbrazësi për të trajtuar këtë çështje dhe për tu siguruar që Kosova mos të kishte pasoja të tilla”, tha Kurti.

Kurti shtoi se siç kanë ndodhur ngjarjet, krijohet bindja se asnjëherë ky projekt nuk ka pasur plan ta gjejë financimin e duhur por është mjaftuar me idenë e një Arbitrazhi të mundshëm që t’ia merr paratë Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori