LAJMI I FUNDIT:

Demolli vizitoi Panairin e 3-të të Mbrojtjes “High Tech Port” në Turqi

Demolli vizitoi Panairin e 3-të të Mbrojtjes “High Tech Port” në Turqi

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), Haki Demolli dhe oficerë të lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si gjeneral brigade Zymer Halimi, drejtor i Drejtorisë për Operacione në MFSK dhe gjeneral brigade Gëzım Hazrollı, zëvendëskomandant i Komandës së Forcave Tokësore në FSK, të shoqëruar nga atasheu i FSK-së në Republikën e Turqisë, nënkolonel Bekim Osmani, po marrin pjesë në Panairin e Tretë të Mbrojtjes “High Tech Port” të organizuar nga Asociacioni i Pavarur i Industrialistëve dhe Biznesmenëve në Stamboll.

Gjatë vizitës, ministri Demolli u takua me ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Fikri Isık me të cilin biseduan për bashkëpunimin në mes dy ministrive sipas marrëveshjes dypalëshe  si dhe për planet për bashkëpunim edhe në të ardhmen.


Demolli po ashtu pati rastin që të takohet me ministrin për Ekonomi të Turqisë, Nihat Zeybekci, si dhe me delegacione ushtarakësh të lartë nga shtetet partnere si dhe shtetet tjera pjesëmarrëse në këtë panair.

Ministri Demolli dhe delegacioni i MFSK-së/FSK-së vizituan ambientet e panairit si dhe panë nga afër ekspozimet e kompanive që merren me prodhime nga lëmi i industrisë ushtarake në Republikën e Turqisë. /Telegrafi/