LAJMI I FUNDIT:

Fidan Demolli pranoi se luftoi për ISIS-in, dënohet me 2 vite e 6 muaj burgim

Fidan Demolli pranoi se luftoi për ISIS-in, dënohet me 2 vite e 6 muaj burgim

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 2 vite e 6 muaj burgim të akuzuarin për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist Fidan Demollin, pasi i njëjti kishte pranuar fajësinë që luftoi për ISIS-in.

Gjykatësja Shadije Gërguri gjatë shpalljes së aktgjykimit, ka njoftuar se të akuzuarit Demolli, në dënimin e shqiptuar do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Po ashtu, i akuzuari Demolli është i obliguar të paguajë edhe shpenzimet e procedurës për paushallin gjyqësor në shumën prej 50 euro, si dhe në emër të fondit për kompensimin e viktimave të krimit shumën prej 50 euro, të gjitha këto në afat prej 15 ditësh nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi.


Në seancën e 18 janarit, i akuzuari Demolli e kishte pranuar fajësinë dhe tha se ndjehet i penduar.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur më 15 dhjetor 2021, i akuzuari Fidan Demolli në gusht të  vitit 2014, me qëllim që t’i bashkëngjitet organizatës terroriste ISIS në Siri, së bashku me personin Ardian Hyseni, nga Prishtinë, përmes vendkalimit kufitar “Hani i Elezit”, kishin depërtuar në Maqedoninë e Veriut, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Siç thuhet në aktakuzë, më pas përmes Bullgarisë kishin arritur në Turqi-Stamboll e pastaj në Gazientep dhe pas kontaktit me Burim Demollin, kishin depërtuar në brendi të Sirisë dhe ishin regjistruar në ISIS, ishte pajisur me pushkë automatike AK-47 dhe pas ushtrimeve luftarake kishte marrë pjesë në luftërat në Siri.

Sipas PSRK-së, më pas i njëjti është dorëzuar tek Forcat Demokratike Siriane ku ka qëndruar deri më 17 korrik 2021, me ç’rast është riatdhesuar në Kosovë.

Për këto veprime, Demolli ngarkohej me veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”, nga nenin 143, paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi

Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Walker kthehet sërish në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

Walker kthehet sërish në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

Lajme
Bastisjet në disa lokacione për struktura paralele, Prokuroria Themelore e Prishtinës: Nuk kemi marr kërkesë zyrtare për bastisje

Bastisjet në disa lokacione për struktura paralele, Prokuroria Themelore e Prishtinës: Nuk kemi marr kërkesë zyrtare për bastisje

Lajme
Kalo në kategori