LAJMI I FUNDIT:

Demolli njofton britanikun Gurr për procesin e transformimit të FSK-së në FAK

Demolli njofton britanikun Gurr për procesin e transformimit të FSK-së në FAK

Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK), Haki Demolli priti sot në takim, drejtorin për Politika Ndërkombëtare të Sigurisë në Ministrinë e Mbrojtjes (MM) të Britanisë së Madhe, Nick Gurr i cili shoqërohej nga ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, atasheu britanik i akredituar për Kosovë, nënkolonel Richard Parry si dhe këshilltari bilateral nënkolonel Andy Layton.

Në një njoftim për media thuhet se me këtë rast, ministri Demolli e falënderoi delegacionin britanik për gjithë angazhimin që Qeveria, Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Britanisë së Madhe kanë dhënë në drejtim të mbështetjes së vendit tonë gjatë rrugëtimit për ndërtimin dhe profesionalizimin e Ministrisë dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës.


Ai u shpreh mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme që Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të shtetit të Britanisë së Madhe, në kuadër të marrëveshjes Bilaterale, kanë ofruar dhe po vazhdojnë të ofrojnë ndihma në shkollime, trajnime, stërvitje si dhe këshillime që kanë ndikuar dhe do të mundësojnë një perspektivë të mirë për Forcën e Sigurisë në përgjithësi.

Ministri Demolli e njoftoi Nick Gurr edhe për zhvillimet në MFSK dhe FSK e po ashtu edhe mbi planet për të ardhmen e FSK-së, si dhe procesin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës.

Nga ana e tij, drejtori për Politika Ndërkombëtare të Sigurisë në Ministrinë e Mbrojtjes të Britanisë së Madhe, Nick Gurr u shpreh se interesimi i Britanisë për Kosovën vazhdon më tej, ashtu si edhe për shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor.

Ai tha se gëzon fakti i një bashkëpunimi të shkëlqyer me FSK-në, si dhe shprehu admirimin për shkallën e ngritjes profesionale të pjesëtarëve duke përmendur me theks të veçantë, oficerët e FSK-së, që kanë ndjekur shkollimet dhe trajnimet në Britaninë e Madhe.

Delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes të Britanisë së Madhe, në krye me Nick Gurr zhvilloi një takim edhe me gjeneral brigade Zymer Halimin, drejtor i Drejtorisë për Operacione në MFSK, me të cilin biseduan mbi aktivitetet, trajnimet, operacionet si dhe planet dhe sfidat e FSK-së, për të ardhmen.

Gjeneral Halimi i shprehu Gurr, përkushtimin e FSK-së, për vazhdimin e bashkëpunimit në fushat e veçanta edhe në të ardhmen duke u shprehur se bashkëpunimi dy palësh është i sinqertë, korrekt dhe i specifikuar.

Ndër tjera, gjeneral Halimi u ndal edhe të çështja e planeve dhe përgatitjeve të FSK-së, për procesin e transformimit, duke i ofruar delegacionit britanik një prezantim më të detajuar të procesit të përgatitjeve për transformim.

Prezantimin e materialit që nga procesi i rishikimit të Strategjisë të Sektorit të Sigurisë, rekomandimet e dala e deri te draft ligjet e paraqiti nënkolonel Agron Bajrami, shef i Departamentit për Transformim në MFSK.

Nga ana e tij, edhe në këtë takim, Nick Gurr shprehu mbështetjen për procesin si dhe aktivitetet tjera të caktuara sipas memorandumit të bashkëpunimit në mes të Ministrisë për FSK dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Britanisë së Madhe. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori