Peter Singer
Çfarë roli duhet të luajë referendumi në një demokraci? Kjo pyetje është bërë më e rëndësishme se kurrë, pas referendumit Brexit të Mbretërisë së Bashkuar që rezultoi në një votë 52 për qind me 48 për qind për t’u larguar nga Bashkimi Evropian – dhe solli një fund të papritur të karrierës politike të kryeministrit britanik David Cameron Kundërshtarët e Brexit kanë sugjeruar që atëherë se, për shkak se referendumi nuk ka status kushtetues në Britani dhe Parlamenti duhet të marrë vendimin final, rezultati duhet shpërfillur. Por a kanë të drejtë?
Pavarësisht nga ajo që mendojmë rreth largimit të Britanisë nga BE-ja, mund të bëjmë dy pyetje të tjera, njëra e përgjithshme dhe tjetra specifike për Brexit. Së pari, në çfarë shtrirje duhet që shtetasit e një demokracie të mund të marrin vendime direkt, në një referendum, në vend që ta bëjnë përmes përfaqësuesve të zgjedhur? Dhe, më specifikisht, a duhet që ligjvënësit britanikë të ndihen të obliguar rreth rezultatit të referendumit të 23 qershorit?
Sa për pyetjen e përgjithshme, argumenti më i fortë për demokracinë direkte është se ajo pason idenë e demokracisë vetë, subjekt vetëm i detyrimit të një fizibiliteti. Në kohë të hershme, qytet-shtetet e vogla mund të ishin demokraci direkte; por në shtete më të mëdha, kur komunikimi ishte i ngaddaltë, ishte e nevojshme të zgjidheshin përfaqësues që të mund të vendosnin për çështjet e caktuara që duheshin diskutuar dhe votuar.
Tani që debatet mund të kryhen në gazeta, televizione ose online, kjo pengesë është kaluar dhe demokracia direkte duhet, sipas kësaj vije mendimi, të jetë në pozicionin e parë ose të paktën të përdoret më shpesh. Teknologjia tani ebën të mundur të prishet plotësisht demokracia përfaqësuese dhe t’i jepet çdo shtetasi një votë për çdo çështje që legjislativi vendos. A nuk do të ishte kjo mënyra më besnike e aplikimi të idealit demokratik që i jep çdo shtetasi një zë të barabartë?
Ka edhe një argument tjetër, më praktik, për demokracinë direkte: ajo vepron si një barrierë ndaj influencës së parave mbi rezultatet. Paratë, sigurisht, mund të blejnë reklamim, por nuk mund të blejnë legjislatorët, ashtu siç bën shpesh në demokracitë e përfaqësimit. Në SHBA, për shembull, lobi i fermës e ka bërë të vështirë të bindet Kongresi apo legjislatura e shtetit për të kaluar legjislacionin e mirëqenies së kafshëve për të kufizuar edhe format më ekstreme të izolimit të bagëtisë. Megjithatë, Kalifornia mbajti një referendum në vitin 2008 nëse të gjitha kafshët në fermë duhet të kenë mjaftueshëm vend për t’u rrotulluar dhe për të shtrirë gjymtyrët dhe 63 për qind e votuesve e mbështetën masën.
Legjislacioni i fermave të kafshëve të Kalifornisë është një nga shembujt më të mirë të përdorimit të një referendumi për të tejkaluar pengesat në arritjen e një rezultati të dëshirueshëm – dhe të dëshiruar. Por Kalifornia gjithashtu ofron një nga shembujt më të mirë të rrezikut të lejimit të votuesve të vendosin për çështje të cilave nuk ua kuptojnë plotësisht impaktin ekonomik të rezultatit.
Në vitin 1978, votuesit nga Kalifornia kaluan Propozimin 13, që pakësoi taksat e pronës dhe kufizoi rritjen e mëtejshme dhe njëkohësisht kërkoi një shumicë dy të tretën në të dyja dhomat legjislative për çdo rritje në taksa shtetërore dhe në sasinë e të ardhurave. Rezultati, do të thoshin shumë, është përkthyer në fonde të pamjaftueshme për të ruajtur cilësinë e shërbimeve shtetërore, përfshirë sistemin arsimor dikur shumë i fuqishëm. Ithtari i famshëm i demokracisë me përfaqësim do të thoshte jo.
Në vitin 1774 Edmund Burke, që sapo ishte përzgjedhur në Parlamentin për Bristol, i tha zgjedhësve të tij, se ndërsa dëshirat e tyre do të ishin shumë të rëndësishme për të dhe opinionet e tyre do të respektoheshin shumë, ai nuk do ta sakrifikonte ndaj tyre mendimin e tij objektiv, gjykimin e matur ap ndërgjegjjen e qetë. “Përfaqësuesi juaj ju ka borxh,” tha ai në një fjali shpesh të cituar, “jo vetëm zellin, por edhe gjykimin e tij; dhe ai kryen tradhti nëse në vend që t’ju shërbejë juve, e sakrifikon këtë për opinionin tuaj”.
Burke ishte një konservator, këmbëngulja e të cilit për detyrën e përfaqësuesve të zgjedhur për të pasur gjykimin e tyre mbështetej në besimin se me gjasa ata do të ishin më të informuar dhe më të mençur se zgjedhësit dhe kjo do ta kufizonte teprimin nga ana e tyre. Referendumi Brexit e bën këtë pikëpamje të duket më bindëse.
Faktori që me gjasa bën diferencën nga mënyra se si njerëzit votuan ishte niveli i tyre i arsimit. Vetëm 29 për qind e atyre me një diplomë universiteti votuan në favor të largimit nga BE. Duket me mend që, në çështje aq komplekse sa Brexit, ata me ekspertizë më të madhe duhet të kenë një peshë më shumë fjale në vendimmarrje dhe dhënia e një zëri të pavarur te përfaqësuesit parlamentar është një mënyrë për ta bërë këtë.
Në aspektin e pyetjes më specifike, se çfarë duhet të bëjnë Anëtarët e Parlamentit Britanik me rezultatin e referendumit, Burke do të argumentonte se ata duhet të votojnë sipas mendimit të tyre objektiv, gjykimit të matur dhe ndërgjegjes së pastër. Nëse e bëjnë këtë, Britania do të qëndrojë në BE.
Argumenti i Burke nuk është një opsion për Cameron, sepse Burke nuk do ta kishte thirrur kurrë një referendum, dhe Cameron, i cili e bëri këtë për t’i shpëtuar rebelimit nga Partia e tij Konservatore, nuk mund të thotë me plot gojën se ishte vetëm këshillues. Ai bëri fushatë për të qëndruar në BE, por ai dhe ata që e mbështetën atë në mbajtjen e referendumit duhet të respektojnë rezultatin.
Deputetë të tjerë, megjithatë, nuk janë të lidhur pas kësaj. Konsultimi me publikun është diçka e mirë. Ndoshta duhet bërë më shpesh (dhe nuk ka nevojë të kërkojë një procedurë aq të shtrenjtë sa referendumi britanik). Pranimi si i detyrueshëm i një vendimi të një shumice relativisht të ngushtë votuesish (shumica prej të cilëve ishin më pak të informuar se votuesit e zakonshëm rreth çështjes mbi të cilën po votonin) është një çështje krejt tjetër.
(Autori është profesor i bioetikës në Universitetin Princeton dhe profesor laureat në Universitetin e Melburnit. Shkruar për: Project Syndicate. Marrë nga: reporter.al)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Unikkatil reagon për herë të parë pas vdekjes tragjike të vëllait të tij: Përjetove gjëra që disa nuk munden as me qindra jeta

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës