Demi Rose ju lë pa fjalë me linjat, Tygas ia kujton Kylie Jennerin (Foto)

Demi Rose pa dyshim se është një nga femrat më joshëse në botë.
Bukuroshja amerikane e cila është spekuluar për një lidhje me reperin Tyga, ka treguar linjat e saj fenomenale trupore në një kostum larje duke u shfaqur e ngjashme sikur Kylie Jenner.

Ngjashmëria e saj me Kylien vërehet jo vetëm në kostumin e saj, por edhe në të pasmet dhe gjoksin e saj, të cilat janë të ngjashme.
22 vjeçarja ka tronditur të gjithë me fotot e publikuara, teksa Tygas mund t’ia ketë rikthyer në mendje Kylie Jennerin.
Demi Rose u spekulua se ka pasur një lidhje me Tygan pasi ishin parë në momentin që ky i fundit është ndarë nga 19 vjeçarja e familjes së Kardashianëve.
Rose konsiderohet si mbretëresha e Instagramit. Ajo ka 3.2 milionë ndjekës në rrjetin e famshëm social ku ka krijuar adhurues kryesisht falë linjave të saj trupore.
Ajo tregoi kohë më parë se ka qenë shumë e famshme edhe në shkollë duke tërhequr vëmendjen në MySpace, kurse tash ka parë rritjen e ndjekësve në mënryë dramatike.

Demi Rose për mediat amerikane ka pranuar se nuk e ka ndërmend që të lidhet me persona të famshëm nga se nuk i pëlqen vëmendja mediatike.

Një gjë është e sigurtë – me këto imazhe ajo ka goditur vërtet motrat Kardashian, të cilat Demit vështirë se mund t’i afrohen. /Telegrafi/
















































