LAJMI I FUNDIT:

Demi Moore: Xhaketë sensuale që duhet veshur me një dozë të vogël kujdesi

Demi Moore: Xhaketë sensuale që duhet veshur me një dozë të vogël kujdesi

Në një ceremoni të mbajtur në Muzeun e Artit Modern në Nju Jork, Wall Street Journal ndau çmimet për novatorët më të mirë në botën e artit, modës, arkitekturës, dizajnit teknologjisë dhe shumë fushave të tjera

Një nga laureatet e këtij viti është edhe stilistja Kim Jones, drejtoresha e re krijuese e linjave të modës së lartë të grave dhe modës së lartë në shtëpinë e modës “Fendi”.


Jones erdhi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve i shoqëruar nga mikja dhe klientja e saj besnike, Demi Moore, transmeton Telegrafi.

Ashtu siç pritej, aktorja e njohur 59-vjeçare zgjodhi për këtë rast një kombinim me firmën e shtëpisë së modës ”Fendi”.

Ajo kishte veshur një kostum prej kadifeje blu të errët të kombinuar me çizme neutrale të zeza, të cilat nuk dilnin në pah nën pantallonat shumë të gjera.

Në vend të fanellës apo bluzës, Demi ka veshur vetëm një sytjenë të lehtë nën xhaketë, duke krijuar kështu iluzionin e një të çare të thellë, siç e shohim zakonisht te fustanet.

/Telegrafi/