LAJMI I FUNDIT:

Demi Moore veshi pallton që i duhet çdo gruaje për të përballuar dimrin

Demi Moore veshi pallton që i duhet çdo gruaje për të përballuar dimrin

E vetmja gjë që ka rëndësi këto ditë me temperatura të ulëta është ndjesia e të ndjerit ngrohtë, komodë, por njëherësh edhe elegant

Ky është një mision thuajse për të gjitha gocat që shpesh kanë dilemën e përditshme se çfarë të veshin për të përballuar motin e ftohtë.


Një ide mund ta merrni nga Demi Moore!

Aktorja zgjodhi një bluzë të thjeshtë, xhinse në ngjyrë blu të ndezur dhe një palë çizme lëkure të zeza. Ajo e plotësoi pamjen me një çantë të bardhë dhe syzet ikonë në modelin aviator. Por, ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte palltoja!

Kur bëhet fjalë për stilin, Demi di gjithnjë si të bëjë një “kthesë” klasike në tërësinë e dukjes duke shtuar element si pallto apo pardesy të veçanta.

Ky model i zgjedhur këtë herë është një “dashuri” e thjeshtë dhe e përjetshme, për një pallto jo shumë të trashë, por të ngrohtë, me gjatësi deri te kyçet e këmbëve.

Kjo pallto është e veçantë edhe për lehtësinë e kombinimit që i lejon çdo gruaje të ndihen komode në çdo ambient që frekuenton e në çdo hap që hedh.

Prej materiali kashmir dhe detaje tegelash te pjesa e jakës, Demi Moore sapo dha idenë se si ta kaloni dimrin sa më ngrohtë dhe rehat. /Telegrafi/