Demi Moore shkëlqen në tapetin e kuq të 'Landman' në Londër, duket mahnitëse

Demi Moore tërhoqi gjithë vëmendjen në premierën londineze të sezonit të dytë të serialit Landman, duke u shfaqur me një fustan elegant me dantella dhe gurë të çmuar, të kombinuar me takat nude dhe vathë diamanti.
Ajo pozoi me një pamje të rafinuar dhe tipare të theksuara, duke u bërë qendra e fotografëve në Cineworld Leicester Square.
Të ftuarit tjerë sollën po ashtu stil dhe glamur. Ali Larter zgjodhi një kostum dypjesësh provokues, ndërsa Kimberley Garner mahniti me një fustan pa shpinë dhe detaje argjendi, shkruan DailyMail.

Juliet Mayhew u shfaq me një fustan metalik blu të errët, ndërsa Vanessa Feltz zgjodhi një dukje të ndezur me gurë të çmuar dhe elemente lulesh.
Billy Bob Thornton, një nga yjet e serialit, u paraqit me një kombinim të zi me vija dhe një kapelë të kuqe Fedora, ndërsa prezantuesi Alex Zane preferoi stilin klasik të zi.
Premiera londineze vjen pas paraqitjeve të komentuara të Demit në Berlin dhe New York, duke konfirmuar sërish hijeshinë dhe elegancën e saj në çdo shfaqje. /Telegrafi/















































