LAJMI I FUNDIT:

Demi ‘jashtëzakonisht agresiv’ i arratisur nga rodeo mbetet i lirë në rrugët e Karolinës Veriore

Demi ‘jashtëzakonisht agresiv’ i arratisur nga rodeo mbetet i lirë në rrugët e Karolinës Veriore

Një dem i arratisur nga rodeo i përshkruar si i rrezikshëm dhe jashtëzakonisht agresiv mbeti i lirë në Karolinën e Veriut gjatë së shtunës ndërsa zyrtarët kërkuan për kafshën me peshë 317 kilogram.

Policia në Norwood, deklaroi të mërkurën se demi ishte arratisur nga një stallë në qytetin që ndodhet rreth 80 kilometra në lindje të Charlotte.

Por ata shpejt shtuan se nuk ishte një kafshë e zakonshme, raporton UPI, përcjell Telegrafi.


“Ky dem është me ngjyrë çokollatë dhe është jashtëzakonisht agresiv”, paralajmëroi departamenti i policisë.

“Nëse e shihni këtë dem, ju lutemi telefononi menjëherë 911 dhe në asnjë rrethanë nuk duhet t’i afroheni kafshës, pasi ai do t’ju ndjekë”, vazhdonte paralajmërimi.

Shefi i policisë së Norwood, James Wilson deklaroi për Stanly News & Press se demi agresiv “depërtoi nëpër mur dhe u arratis” nga oborri rreth orës 10 të mëngjesit të së mërkurës.

“Ata sollën disa kauboj nga jashtë qytetit për të provuar të gjurmonin këtë dem,” tha ai, duke shtuar se profesionistët me qen të trajnuar për të gjurmuar bagëtitë pritej të bashkoheshin në kërkim.

Në trend Fun

Më shumë
U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

Virale
Burri thuajse bie në gojën e peshkaqenit - e shpëtojnë reflekset e shpejta

Burri thuajse bie në gojën e peshkaqenit - e shpëtojnë reflekset e shpejta

Virale
“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

Fun
Fenomeni i rrallë që habiti peshkatarët në Turqi, shfaqen para tyre dallgët katrore

Fenomeni i rrallë që habiti peshkatarët në Turqi, shfaqen para tyre dallgët katrore

Interesante
E diplomuar pa ditur shkrim apo lexim, vajza tani padit shkollën e saj për neglizhencë

E diplomuar pa ditur shkrim apo lexim, vajza tani padit shkollën e saj për neglizhencë

Interesante

"Përbindëshi i deteve" - ky është transportuesi më i madh i automjeteve në botë

Interesante
Kalo në kategori