LAJMI I FUNDIT:

Demhasaj: Kushtetuesja mund t’ia kthejë mandatarin Vetëvendosjes dhe të caktojë një afat

Demhasaj: Kushtetuesja mund t’ia kthejë mandatarin Vetëvendosjes dhe të caktojë një afat

Drejtori ekzekutiv i Lëvizjes Çohu, Arton Demhasaj ka treguar skenarët që mund të ndodhin me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Demhasaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Presidenti ka shkelur kushtetutën kur dha mandatarin te LDK pasi sipas tij kushtetueta nuk parashikon afat për të parin.

“Por nëse nuk do të kishte vepruar Presidenti ne do të kishim humbur kohë duke pritur pasi çështja nuk mund të ankimohej në Gjykatën Kushtetuese”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Ai thotë se pret që Kushtetuesja duhet të tregoj nëse duhet të ketë afat për mandatarin dhe sa duhet të jetë ai mandat.

“Nëse ky afat caktohet nga Kushtetuesja, me vendim ky afat do t’i kthehej Vetëvendosjes për ta caktuar kandidatin për kryeministër. Nëse në këtë afat Vetëvendosje nuk ofron kandidatë për kryeministër atëherë Presidenti mund të përdorë deskrecionin e tij dhe t’i jep mandatin partisë tjetër që siguron shumicën parlamentare“.

Demhasaj thotë se kushtetuta e përdorë termin “mund” kur është fjala për shpërndarjen e Kuvendit por nuk e obligon domosdoshmërisht.

Ai thotë se situata do të ishte ndryshe nëse AAK e NISMA të ishin pro shpërndarjes së Kuvendit pasi sipas tij presidenti nuk do të mund të injoronte qëndrimin e tyre./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori