LAJMI I FUNDIT:

Demelezi: Politika dhe dokumente strategjike për zhvillimin e bujqësisë organike

Demelezi: Politika dhe dokumente strategjike për zhvillimin e bujqësisë organike

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përmes politikave bujqësore dhe dokumenteve strategjike synon zhvillimin e bujqësisë organike dhe rritjen e kapaciteteve e cilësisë të kësaj prodhimtarie.

Kështu tha sot zëvendësministri i BPZhR-së, Imri Demelezi, gjatë fjalimit të tij në “Ditën Evropiane të Produkteve Organike”, e organizuar nga Shoqata Organika dhe e përkrahur nga projekti i GIZ-it në Kosovë “Entrepreneurship Promotion”.

“Si dokument strategjik, në prill të këtij viti kemi finalizuar Planin e Veprimit për Bujqësinë Organike 2023 – 2026. Përmes këtij Plani të Veprimit, kemi përcaktuar hapat konkret që do të mundësojnë zhvillimin e kapaciteteve ekzistuese organike dhe ngritjen e atyre të rejave, ngritje të cilësisë së prodhimeve organike, rritje të të hyrave e rrjedhimisht edhe ndikimit pozitiv në nutricion.


Ndërkaq, përmes Programit të Pagesave Direkte 2023,  MBPZhR-ja, ka mbështetur fermerët me vlerë prej 100 Euro /ha për sipërfaqet e certifikuara për prodhimtari organike, ndërsa për sipërfaqet te cilat ndodhen ne periudhën e  konvertimit me vlerë prej  50 Euro/ha”, tha zëvendësministri Demelezi. Sipas tij, ngjarjet e tilla si kjo janë një rast i mirë për të shpërndarë informacione mbi përfitimet e bujqësisë organike për mjedisin, shëndetin, dhe ekonominë.

Ndryshe, gjatë kësaj ngjarje është organizuar edhe panel diskutimi me temën “Bujqësia organike në Kosovë, e kaluara dhe e tashmja”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Ekonomi
Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Ekonomi
Deklarimi i pasurisë, ja sa zyrtarë publikë pritet të deklarojnë pasurinë sivjet

Deklarimi i pasurisë, ja sa zyrtarë publikë pritet të deklarojnë pasurinë sivjet

Ekonomi
Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Ekonomi
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Ekonomi
Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Ekonomi
Kalo në kategori