Njëra prej temave kryesore të diskutimit të politikës në Kosovë, ajo e përcaktimit të vijës kufitare në mes Kosovës dhe Malit të Zi, po mbetet e pazgjidhur edhe në vitin që po e lëmë pas.
Kjo mund të thuhet për faktin se seanca e radhës së Kuvendit të Kosovës, do të mbahet me 14 dhjetor, në të cilën do të diskutohet për rastin e vdekjes së ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Astrit Dehari.
Gjithashtu edhe festat e fundit fillojnë me datën 24 dhjetor, dukë lënë kështu një hapësirë prej 10 ditësh, kohë në të cilën, duke parë qëndrimin e vendosur të opozitës kosovare, nuk besohet se mund të kalojë kjo temë.
E analistët kosovarë mendojnë se më të humburit nga ky “ngërç”, janë qytetarët e Kosovës.
Analisti Imer Mushkolaj në një prononcim për Telegrafin, ka theksuar se shkaku i mosmarrëveshjeve, inateve partiake dhe mungesës së vullnetit për ta zgjidhur çështjen e demarkacionit, kosovarët janë privuar nga e drejta për të lëvizur lirshëm në zonën Shchengen.
“Ndërkohë që fituese nuk ka dalë asnjëra palë. Vendi është dëmtuar nga bllokimi i demarkacionit dhe fajtor kryesor për këtë është kryeministri Isa Mustafa dhe qasja e tij përjashtuese ndaj opozitës. Një vullnet më i madh dhe një qasje joarrogante nga ana e tij do të bënte që tash demarkacioni të ishte zgjidhur dhe, rrjedhimisht, shanset për lëvizje të lirë të qytetarëve të ishin shtuar dukshëm”, ka vlerësuar Mushkolaj.
Në anën tjetër, analisti Arben Ahmeti, ka thënë se demarkacioni është një temë që shpërfaq naivitetin dhe paaftësinë profesionale të institucioneve të Kosovës, por edhe klasës politike në përgjithësi.
Ai ka theksuar se “e vërteta nuk është as pretendimi i opozitës për 8 mijë hektarë, por as ai i qeverisë për asnjë hektar të humbur”.
“Matjet e fundit tregojnë që Kosova megjithatë ka humbur 2 mijë hektarë me marrëveshjen e demarkacionit. Kjo humbje nuk ka ndodhur për shkak të pretendimeve të Malit te Zi, por për shkak të paaftësisë se komisionit kosovar”, ka theksuar ai.
Sipas tij, Mali i Zi është partneri më strategjik – prej fqinjëve – i Kosovës, duke shtuar se “në këtë kohë kur rajoni ballafaqohet me radikalizmin islamik në njërën anë dhe ndikimin rus në anën tjetër, një aleancë në mes Kosovës, Shqipërisë, Malit te Zi dhe Maqedonisë është e domosdoshme”.
“Është për të ardhur keq që një temë e tillë mban peng raportet Kosovë – Mali i Zi”, ka shtuar Ahmeti.
Ndryshe, demarkimi i vijës kufitare në mes Kosovës dhe Serbisë, po mbet i pazgjidhur edhe gjatë këtij viti, duke bërë kështu – siç pretendohet – që vendi të privohet nga liberalizimi i vizave.
Derisa opozita pretendimet e pushtetit thekson se nuk qëndrojnë sepse sipas tyre, ka mjaftë vende në Bashkimin Evropian (BE), të cilat e kanë të pazgjidhur çështjen e kufirit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës